Ishte duke inspektuar shtëpinë e një tregtari,gjendet e masakruar me thikë inspektori francez
Pamje nga vendngjarja FRANCË- Një inspektor tatimor francez është vrarë gjatë një kontrolli në shtëpinë e...
Kurti bëri me dije se për këtë çështje edhe ai është në pritje se çfarë do të ndodhë meqë Brukseli dhe Washingtoni janë në komunikim të drejtpërdrejtë.
KOSOVË- Kryeministri i Kosovës Albin Kurti ka thënë se për gjetjen e një marrëveshje mes Kosovës dhe Serbisë janë të angazhuar Brukseli dhe Washingtoni dhe se shumë shpejt do merret vesh cili do të jetë rezultati.
Kurti bëri me dije se për këtë çështje edhe ai është në pritje se çfarë do të ndodhë meqë Brukseli dhe Washingtoni janë në komunikim të drejtpërdrejtë.
“Tash janë duke diskutuar Brukseli dhe Washingtoni dhe unë besoj se shumë shpejt do ta mund ta marrim vesh këtë. Unë jam në kontakt të shpeshtë me të dy këto instanca supreme të demokracisë sot në botë, SHBA dhe BE, e ta shohim se çfarë do të dalë. Kjo nuk është një gjë për të cilën duhet të presim me javë, sepse e kemi ditën e sotme dhe të nesërme”, tha Kurti në një deklarim për gazetarë në Prizren ku ai qëndroi gjithë ditën e foli për rininë e buxhetin.
Sidoqoftë, Kurti tha se për gjetjen e një zgjidhje duhet të ketë unitet në Kosovë nga të gjithë dhe shtoi se janë duke u përpjekur maksimalisht.
“Ajo çfarë mund të them sot është se përpjekjet i kemi maksimale dhe se na nevojitet mbështetja vendore e ndërkombëtare për këto përpjekje që brenda 48 orëve të vijmë me një dakordim. Pra, nuk e kam asnjë sekondë që të mendoj se si kjo mund të mos ketë sukses. Nuk i kemi më as 48 orë, ndoshta 36 orë. Prandaj, s’e kam asnjë sekondë të mendoj se si mund të dështojë kjo gjë. Vendorët, ndërkombëtarët, shteti i Kosovës me institucione, presidentja, kryeparlamentari, unë e gjithë qeveria dhe ambasadorët këtu, ambasadorët e QUINT-it, ambasadori i BE-së, Brukseli, Washingtoni, Parisi, Berlini – që të gjithë janë të angazhuar që të ketë sukses, prandaj sot s’është koha që të flasim për shtyrje të tjera e për dështime që mund të ndodhin. Ne jemi optimistë”.-përfundoi ai./Express/
Pamje nga vendngjarja FRANCË- Një inspektor tatimor francez është vrarë gjatë një kontrolli në shtëpinë e...
Panairi i Librit 2022 TIRANË- Panairi i Librit i organizuar për të 25-stin vit radhazi në Pallatin e Kongreseve ka tërhequr vë...
Protesta ne Iran IRAN- Zyra e OKB-së për të drejtat e njeriut ka paralajmëruar se situata në Iran është "kritike" dhe ka...
Moza bint Nasser KATAR- Kupa e Botës që këtë vit po mbahet në Katar ka marrë vëmendjen e të gjithë duke qen&eu...
Gazprom BRUKSEL- Trileri i energjisë vazhdon, pasi Gazpron po kërcënon të reduktojë sasitë e gazit natyror që d&eum...
Andrzej Duda POLONI- Presidenti polak ka rënë pre e një telefonate mashtruese që pretendonte të ishte Emmanuel Macron i Franc&eum...
Foto Ilustruese FRANCË- Është një krizë që po përsëritet kudo në Europë, e së fundi, ka prekur ...
Foto ilustruese ITALI- Një burrë akuzohet se ka rrëmbyer dhe përdhunuar një vajzë të mitur në Itali pasi ...
Scholz GJERMANI- Kancelari gjerman Olaf Scholz tha sot se Gjermania duhet të jetë e gatshme që situata në Ukrainë të për...
Termet ne Indonezi INDONEZI- Shumë nga të vrarët dhe të plagosurit në një tërmet të madh në ishullin indo...