Bota

Panairi i librit në mediat kineze: Shqiptarët ta kuptojnë Kinën e vërtetë përmes leximit

Ambasadori kinez në Shqipëri Zhou Ding tha se libri tregon histori të kinezëve që luftonin në vijën e parë të pandemisë COVID-19 në fillim të vitit 2020 dhe demonstroi shpirtin e patrembur të popullit kinez për t'u bashkuar si një dhe për të kapërcyer vështirësitë së bashku.

22 Nëntor 2022, 17:02 Nga e.k
Panairi i librit në mediat kineze: Shqiptarët ta kuptojnë
Panairi i Librit 2022

TIRANË- Panairi i Librit i organizuar për të 25-stin vit radhazi në Pallatin e Kongreseve ka tërhequr vëmendjen e mediave kineze. Kështu 'Global Times' një gezetë që publikohet nën kujdesin e gazetës së Partisë Komuniste të Kines 'Peopl's Daily' shkruan se në panairin e këtij viti kishte shumë tituj që trajtonin çështjet politike, ekonomike, kulturore dhe edukative të Kinës.

Gjatë panairit të librit, u lançua edhe versioni shqip i Betejës së Kinës kundër Coronavirus 2020: Një Regjistrim Ditor 23 Janar - 23 Shkurt 2020. Libri është përkthyer dhe botuar nga Shtëpia Botuese Fan Noli. Ambasadori kinez në Shqipëri Zhou Ding tha se libri tregon histori të kinezëve që luftonin në vijën e parë të pandemisë COVID-19 në fillim të vitit 2020 dhe demonstroi shpirtin e patrembur të popullit kinez për t'u bashkuar si një dhe për të kapërcyer vështirësitë së bashku.

Zhou tha se gjatë viteve të fundit, Fan Noli ka përkthyer dhe botuar më shumë se 40 libra kinezë, duke mbuluar tema të ndryshme si politika, ekonomia dhe kultura, dhe ka promovuar në mënyrë efektive shkëmbimet kulturore midis Kinës dhe Shqipërisë.

“Mezi pres të shoh më shumë libra të shkëlqyer kinezë të botuar për lexuesit shqiptarë dhe shpresoj që miqtë tanë shqiptarë ta kuptojnë më mirë Kinën e vërtetë përmes leximit”, tha Zhou në panair.  

Kina prej vitesh kërkon të shtrijë ndikimin e saj në Shqipëri nëpërmejt ndikimit në media, ekonomi dhe fusha të tjera. Partia Komuniste e Kinës po mundohet që të rrisë ionvestimet e saj në komunitetet lokale dhe jo vetëm. 

kine

Sondazh

Poll