Bota

Ambasadori rus në Beograd: Perëndimi lë qëllimisht një “vakum” në Kosovë, ajo rrugë të çon në konflikt

Bocan-Harchenko tha se kryeministri i Kosovës Albin Kurti ka refuzuar edhe një herë propozimet e Bashkimit Evropian për stabilizimin e situatës në veriun e Kosovës, e cila është në prag konflikti.

22 Nëntor 2022, 16:09 Nga d.a.
Ambasadori rus në Beograd: Perëndimi lë qëllimisht një
Aleksandar Bochan-Kharchenko

SERBI- Ambasadori rus në Beograd, Aleksandar Bochan-Kharchenko, ka bërë të ditur se Perëndimi qëllimisht po lë një “vakum sigurie” në Kosovë që do të plotësohet nga forcat speciale të policisë kosovaro-shqiptare dhe paralajmëroi se kjo është rruga që çon në konflikt.

Sipas mediave serbe, Bocan-Harchenko tha se kryeministri i Kosovës Albin Kurti ka refuzuar edhe një herë propozimet e Bashkimit Evropian për stabilizimin e situatës në veriun e Kosovës, e cila është në prag konflikti.

"Presidenti serb Aleksandër Vuçiç ka treguar edhe një herë një përkushtim konstruktiv. Nuk do të habitem nëse Perëndimi, pavarësisht nga kjo, vazhdon të përsërisë tezën për përgjegjësinë e ndërsjellë të Beogradit dhe Prishtinës për rritjen e tensioneve. Një mesazh krejtësisht i rremë”, tha Bocan-Harchenko.

Siç shtoi ai, "vakuumi i sigurisë" për të cilin flet Përfaqësuesi i Lartë i BE-së për Punët e Jashtme dhe Sigurinë, Joseph Borrell, është i rrezikshëm.

"Nuk ka asnjë diskutim atje. Megjithatë, nuk është e mundur të kuptohet pse shefi i Eurodiplomacisë beson se as EULEX-i dhe as KFOR-i nuk mund ta plotësojnë atë për të shmangur një krizë. Kjo është pikërisht ajo që bie nën juridiksionin e atyre pranive ndërkombëtare. Mendoni se do të ia vlente që Boreli të njihej me mandatet e tyre”, thotë ai. 

Ai shton se duket se Perëndimi qëllimisht po lë një “vakum sigurie” që do të mbushet nga forcat speciale të policisë kosovare-shqiptare.

aleksandar bochan-kharchenko tensione në veri të kosovës dialogu kosove-serbi

Sondazh

Poll