Bota

Këlyshë të braktisur në plehra, nënkryetari dhe punonjësi i bashkisë në Greqi gjobiten me 360 mijë euro

Të dyve iu dha një afat për të kërkuar falje deri sot. Këlyshët disa ditësh ishin zhdukur nga qyteti të mërkurën dhe pas një telefonate të një personi të panjohur policia u njoftua se punonjësi në fjalë në strehën komunale për kafshët endacake ka braktisur disa këlyshë pranë digës së Kalamasë.

21 Nëntor 2022, 08:22 Nga I.A
Këlyshë të braktisur në plehra, nënkryetari dhe
Kelyshet

GREQI- Një punonjës dhe nënkryetari i bashkisë Filiaton në Greqi janë proceduar penalisht për braktisje disa këlysjëve të prosalindur. Protothema shkruan se punëtori me urdhër të nënkryetarit braktisi këlyshët e porsalindur pranë digës së Kalamasë, në plehra.

Të dyve iu dha një afat për të kërkuar falje deri sot. Këlyshët disa ditësh ishin zhdukur nga qyteti të mërkurën dhe pas një telefonate të një personi të panjohur policia u njoftua se punonjësi në fjalë në strehën komunale për kafshët endacake ka braktisur disa këlyshë pranë digës së Kalamasë. Gjatë hetimeve që vijuan, kafshët fatkeqe nuk u gjetën, por punëtori i pyetur nga policia tha se me urdhër të nënkryetarit përgjegjës i ka hedhur në plehra gjashtë këlyshë.

Të dy, përveç aktakuzës së rëndë, po përballen edhe me gjobat e rënda që u janë shqiptuar nga Policia e Filiatonit. Konkretisht dhe në zbatim të legjislacionit që është shtrënguar, dy të pandehurit do të duhet të paguajnë shumën prej 360 mijë euro. Gjoba administrative prej 180.000 euro për secilin nga dy të pandehurit është shqiptuar në zbatim të dispozitës që parashikon gjobë prej 30.000 euro për çdo kafshë të braktisur. Kështu, në mënyrë kumulative, gjoba për gjashtë këlyshët shkon në 180 mijë euro për secilin nga dy të pandehurit, të cilët kanë të drejtë ankimimi brenda pak ditësh nga vendosja e saj.

kelyshe te braktisur ne greqi

Sondazh

Poll