Politike

Arrestimi i drejtorit në Gjirokastër, LSI: Nuk e prangosën në Jalë, nuk është kryetar

1 Shtator 2019, 14:15 Nga DOSJA
Arrestimi i drejtorit në Gjirokastër, LSI: Nuk e prangosën

TIRANË- Partia Lëvizja Socialiste për Integtrim ka reaguar pas arrestimit të drejtorit në Bashkinë Gjirokastër. Në një deklaratë për mediat LSI shkruan se ish-drejtorit të Agjencisë së Mirëqenies dhe Kujdesit Social në Gjirokastër, Armand Mamani, nuk është kryetar i LSI Gjirokastër.

LSI është hapur në çdo moment për të dhënë të gjithë informacionin e duhur që lidhet më të për mediat dhe këdo tjetër me qëllim për të shmangur cdo abuzim dhe shtrëmbërim të qëllimshëm të informacionit”, shtohet në njoftimin e LSI.

REAGIMI I PLOTË

LSI sqaron median dhe opinionin publik se Armand Mamani nuk është aktualisht kryetar i LSI në Gjirokastër.

LSI po ashtu përgënjeshtron prerë lajmet se arrestimi i tij është bërë në ambientet e kampit të Jalës si një fake neës bajat dhe i sajuar.

Aktiviteti i përmbyllës i kampingut të Jalës u mbajt mbrëmjen e 30 gushtit ku foli kryetarja e LSI, Monika Kryemadhi fjalë e cila u pasqyrua dhe live nga mediat. Largimi i të rinjve nga kampi ka nisur më 31 gusht nga ora 09:00.

LSI është hapur në çdo moment për të dhënë të gjithë informacionin e duhur që lidhet më të për mediat dhe këdo tjetër me qëllim për të shmangur cdo abuzim dhe shtrëmbërim të qëllimshëm të informacionit.

Përhapja e këtyre lajmeve është thjesht nje tentativë e dështuar e Rilindjes për të devijuar vëmendjen e opinionit publik me lajme të rreme nga realiteti i demaskimit të kriminelëve klientë të saj, që kanë damkosur Rilindjen si një frymëzuese e përdoruese e trafikantëve, të korruptuarve dhe të inkriminuarve që po i njeh tashmë gjithë Shqipëria dhe falë medias ndërkombëtare e gjithë bota mbarë.

Ditën e sotme është arrestuar ish-drejtori i agjencisë së Shërbimit dhe Mirëmbajtjes, në Gjirokastër. Bëhet fjalë për Armand Mamani, i cili akuzohet për shpërdorim detyre. Mamani është arrestuar në flagrancë, pasi një subjekt privat u zbulua nga kontrollorët e OSHEE dje teksa ishte duke shfrytëzuar energji elektrike nga godina e Drejtorisë së Agjencisë së Trajtimit Social që ndodhet në Pazarin Karakteristik.

(A.B. Dosja.al)

Tirana është boshatisur për ditët e pushimit. Cilën nga ritet e shenjta po ndiqni:

View Results

politike politike armand mamani drejtori ne gjirokaster levizja socialiste per integrim armand mamani drejtori ne gjirokaster levizja socialiste per integrim

Sondazh

Poll