Ekonomi

Plan masash për vaksinimin, Manastirliu: Verifikim i kartelave për fëmijët 0-18 vjeç, shtojmë dhe një vaksinë

2 Shtator 2019, 09:42 Nga DOSJA
Plan masash për vaksinimin, Manastirliu: Verifikim i kartelave për

TIRANË- Ministrja e Shëndetësisë, Ogerta Manastirliu ka njoftuar sot ndryshime në sistemin shëndetësor për vaksinimin e fëmijëve nga 0-18 vjeç. Manastirliu tha se për 2 javë do të bëhet verifikimi i kartelave të vaksinimit, në çdo kopësht, çerdhe dhe shkollë. Të përfshirë në kontrolle, do të jenë edhe privatët, theksoi ministrja.

Për ne është e rëndësishme garancia për kujdesin ndaj fëmijëve. Të sigurohemi se ne kemi bërë detyrën tonë dhe prindërit kanë bërë detyrën e tyre. Të verifikohen kartelat nga 0-18 vjeç. për 2 javë do të ketë verifikim në çdo shkollë, kopësht, çerdhe, publike ose jopublike qoftë ajo. Ju lutem shumë, kërkohet një organizim pune i detajuar.

Ministrja tha më tej, se do të ketë ndryshime edhe në kalendarin e vaksinave. Manastirliu njoftoi se nga 11 vaksina, në kalendar do të shtohet edhe një vaksinë tjetër.

ISHP do të mbikqyrë të gjithë procesin. Të mundet të kemi një vlerësim të shpejtë të situatës për t’a adresuar më pas aty ku duhet përfunduar procesi. Është me rëndësi të theksojmë edhe investimet, dhe bazuar në financimin që qeveria shqiptare ka bërë, kemi arritur të mbulojmë vaksinat, duke iu afruar kalendarit evropian. Kemi 11 vaksina, do i bëjmë 12 në kalendar.

(F.g/dosja.al)

Tirana është boshatisur për ditët e pushimit. Cilën nga ritet e shenjta po ndiqni:

View Results

sociale sociale kalendari i vaksinave ogerta manastirliu vaksinimi i femijeve kalendari i vaksinave ogerta manastirliu vaksinimi i femijeve

Sondazh

Poll