Insights

Skandali me hotelin e Maznikut, çfarë ndodhi me tri gjyqtarët që morën biletat e Real Madrid, pse s’flet askush për Fush

31 Gusht 2019, 19:16 Nga DOSJA
Skandali me hotelin e Maznikut, çfarë ndodhi me tri gjyqtarët

TIRANË- Një skandal i fortë ka përfshirë Bashkinë e Tiranës dhe një ndër zyrtarët kryesorë të saj. Arbër (Arbian Mazniku), ka përfituar një akomodim në Hotel “Alma Barcelonë”, me çmim 1816 euro për dy netë, e përkthyer në 908 euro nata.

Dhurata i është bërë nga biznesmeni i akuzuar nga opozita, mediat dhe opinioni publik, Shkëlqim Fusha. Fusha, i ka paguar hotelin Maznikut me kartën e tij personale të kreditit, ndërkohë që përveç një reagimi të thatë të Partisë Demokratike, skandali po përpiqet të kalojë në heshtje.

Kanalizimi i parë bëhet nga mediat që janë nën kontrollin e kryebashkiakut Erion Veliaj. Për to, ky lajm nuk ekziston. As fatura e nxjerrë nga faqja interaktive JOQ, dhe as reagimi zyrtar i PD nuk ka gjetur financim.

I dyti bëhet nga vetë Mazniku, nënkryetari i Bashkisë Tiranë, nuk është përgjigjur në kontaktin e Dosja.al. Ne kërkuam informacion zyrtar, por asnjë përgjigjie.

Por le të sjellim një vëmendje një rast i cili vlen për krahasim. Tri gjyqtarët e gjykatës së Apelit në Durrës, Kliton Spahiu, Petraq Dhimitri dhe Petrit Çeno, u arrestuan dhe u pezulluan nga detyra pasi akuzohen se në tetor të vitit 2014 kanë ndërmarrë një udhëtim në Spanjë, për të parë ndeshjen e futbollit Real Madrid – Barcelona.

Sipas Prokurorisë, gjyqtarët janë sponsorizuar në udhëtimin jashtë vendit nga biznesmeni durrsak, Namik Spahiu, në një kohë kur ai ishte në një proces civil dhe po shqyrtohej pikërisht nga tre gjyqtarët e Apelit.

Ky rast është i vlefshëm krahasimi vetëm për procedurën e ndjekur… por jo për konfliktin e interesit. Arbër Mazniku është nënkryetar i një bashkie që i ka dhënë Shkëlqim Fushës 49 milionë euro tendera (dhe e ka lejuar të vendosë edhe emrin e tij në një rrugë)… e ndaj rasti i tri gjyqtarëve duket fare i papërfillshëm. Por nëse në rastin e parë, reagimi i institucioneve ndaj lajmit të gazetarit Flamur Vezaj ishte i menjëhershëm, për Maznikun koha ka ndalur.

Bashkia Tiranë ka për detyrë të informojë shqiptarët se çfarë ka ndodhur me këtë rezervim. A ka shkuar Mazniku në Barcelonë me paratë e Shkëlqim Fushës?

Nëse po, cili është raporti i bashkisë Tiranë me këtë biznesmen?

Tirana është boshatisur për ditët e pushimit. Cilën nga ritet e shenjta po ndiqni:

View Results

opinione opinione 900 euro fatura per maznikun arbian mazniku gjyqtaret e elclasico shkëlqim fusha 900 euro fatura per maznikun arbian mazniku gjyqtaret e elclasico shkëlqim fusha

Sondazh

Poll

Insights 29 Gusht 2019, 15:11

Kur të prishim Shqipërinë, ku do vemi?

TIRANË– Njiqind e gjashtë vjet ma parë, poeti i madh At Gjergj Fishta, i zhgënjyem thellë nga grindjet dhe mosmarrëveshjet në mes shqiptarëve, theu b...

Insights 25 Gusht 2019, 12:10

LËVORJA…tregimi i së dielës

Në qytet janë mësuar tashmë,e quajnë Lëvore,por kur e thërret kështu dikush në qytet tjetër,kalimtarët e rastit qeshin. Mendojnë se do e këtë llagap,ose më e mi...

Insights 24 Gusht 2019, 17:25

Edi Rama vjen në Toronto

Nën patronazhin e International Economic Forum of the Americas (IEFA), nga data 4-6 shtator 2019, Toronto Global Forum, një organizatë jofitimprurëse, e cila ku...