Aktualitet

Klodiana Lala rrëfen përjetimet pas përplasjes me Ramën: Më ka dhembur koka një muaj rresht, më zuri migrena!

Lala tregon se ka pasur reagime të ndryshme dhe se e ka ‘vuajtur’ edhe një muaj më pas, pasi një pjesë e etiketonte si gazetarja që e vuri kryeministrin me shpatulla pas muri, ndërsa një pjesë tjetër, si personin që kreu i qeverisë e ofendoi.

15 Nëntor 2022, 22:59 Nga F.M
Klodiana Lala rrëfen përjetimet pas përplasjes me Ramën:
Klodiana Lala

TIRANË- Gazetarja Klodiana Lala ka rrëfyer përjetimet përplasjes me kryeministrin Edi Rama, në kohën që ishin të ftuar në “Opinion”. E ftuar në ‘ABC e pasdites”, Lala tha se kishte pasur dhimbje koke që para se të nisej për në emision. Në momentin që kishte hipur në makinë, ajo tha se ishte informuar që i kishte skaduar sigurimi i automjetit dhe e kishte rinovuar direkt me ndihmën e një mikeshës së saj. Për përplasjes, Lala tregon se ka pasur reagime të ndryshme dhe se e ka ‘vuajtur’ edhe një muaj më pas, pasi një pjesë e etiketonte si gazetarja që e vuri kryeministrin me shpatulla pas muri, ndërsa një pjesë tjetër, si personin që kreu i qeverisë e ofendoi.

“Ne kemi qenë bashkë me Artan Hoxhën, kolegun dhe mikun tim, natën përpara se të përballeshim me kryeministrin tek Opinioni ku na u tha publikisht që ne do të ishim. Mua më kapi një krizë e tmerrshme migrene dhe nuk e mora veten gjatë gjithë orëve që pasuan. Sepse unë nuk isha përballur kurrë me të, nuk e dija mënyrën se si sillej. Aty po diskutohej operacioni forca e ligjit që sot me plot krenari dhe falë një investigimi që kam bërë tek BIRN u konfirmua ajo çka unë kisha dyshuar që në krye të herës, dhe isha e irrituar për mënyrën se si po na e shisnim ne një gjë nuk kishte të bënte fare me realitetin. Kur po bëhesha gati shkova te rafti i rrobave dhe s’dija çfarë të vishja, kisha veshur aq shumë, i kisha përdorur dhe thashë ‘çfarë mund të vesh unë në përballje me Kryeministrin’. Nëse unë vesh një veshje me ngjyra, njerëzit nuk e di si do e presin. Bëra një debat me veten dhe vendosa të vishem bardhë e zi. Zbres për tek makina ime dhe lidh rripin, më vjen një sms nga familja ime. Sot të ka skaduar siguracioni i makinës. Mos thashë tani do më kapi policia dhe do thotë kjo do shkoj të përballet me Kryeminstrin. Dhe unë isha një zonjë që kishte shkel ligjin, s’ia lejoj vetes. Dhe marr një mikeshën time që punon në një kompani sigurimesh dhe i them të ma bëjë. Një muaj më pas kam pasur një dhimbje të tmerrshme koke. Disa që thoshin bravo kjo e vuri Ramën me shpatulla pas murit, disa të tjerë që thoshin ja Rama këtë e ka fyer etj. Në atë debat të ashpër jam përpjekur ta respektoj pozicionin e Kryeministrit, të mos e fyej në asnjë moment se mund të të vij nga shpirti kur dikush të të thotë ‘je kazan, je motorr vetëm jep dhe nuk merr’. Të vë nën presion, mund të të dal nga shpirti ‘ore unë jam një njeri, nënë e dy vajzave, në fund fare kam ardhur jo me eskortë si puna juaj, por me makinën time pasi kam gatuar në shtëpi, kam larë fëmijët, pasi kam bërë dy tre kronika’. Një këshillë e mikut tim që më tha Klodiana duhet të jesh shumë korrekte, nuk duhet ta citosh, dhe nëse beson se je e drejtë në atë çfarë thua mos u tërhiq. Por që paska shkuar 1,3 milionë klikime këtë nuk e dija,”- tha Klodiana Lala.

klodiana lala edi rama

Sondazh

Poll