Aktualitet

Klodiana Lala tregon ofertën nga partia politike: Sot mund të isha në Kuvend, por refuzova, kostum i pistë për mua

Ajo shtoi se nuk preferon ta bëjë publike forcën politike që i ka bërë ofertën.

15 Nëntor 2022, 21:32 Nga F.M
Klodiana Lala tregon ofertën nga partia politike: Sot mund të isha
Klodiana Lala

TIRANË- Gazetarja Klodiana Lala tha se i është ofruar mundësia për të qenë pjesë e Kuvendit të Shqipërisë. E ftuar në ‘ABC r Pasdites”, Lala tha se nuk e kishte pranuar.

Ajo shtoi se nuk preferon ta bëjë publike forcën politike që i ka bërë ofertën, por i është përgjigjur me fjalët: Ky kostum, nuk bën për mua, është i pistë!

 “Para disa kohësh mora një ofertë për të hyrë në politikë, edhe mund të isha sot në Parlament. S’kam për ta bërë publike nga kush forcë erdhi dhe personi, i cili më bëri ofertën, ju përgjigja shumë shkurt: ky është një kostum i pistë që nuk bën për mua,”- tha Lala.

klodiana lala

Sondazh

Poll