Art&Argëtim

Habit babai i Dua Lipës, uron për shtëpinë e re ish-dhëndrin e tij, Isaac Carew(Foto)

1 Shtator 2019, 09:35 Nga DOSJA
Habit babai i Dua Lipës, uron për shtëpinë e re

BRITANI– Këngëtarja shqiptare me famë botërore Dua Lipa prej muajsh është ndarë nga ish-i dashuri i saj guzhinier Isaac, ndërsa nuk ka nguruar aspak dhe menjëherë është shfaqur me të dashurin e ri, vëllain e motrave Hadid, Anwar Hadid.

Madje këngëtarja udhëtoi drejt Kosovës për Festivalin Sunny Hill sëbashku me të, nga ku ndanë shumë foto dhe video sëbashku.

Nga momenti i parë që Dua e ka prezantuar të dashurin me familjarët dhe fansat e saj në rrjetet sociale, vazhdimisht poston foto me të, ku lë të kuptohet se janë shumë të lumtur.

Por çuditërisht, babai i Duas paska ruajtuar akoma raportet e mira me ish të dashurin e vajzës, Isaac Carew.

Përmes një postimi në rrjetet sociale ish i dashuri i Duas ka treguar se ka blerë një shtëpi të re, por mes shumë komentesh urimi, ka rënë në sy edhe komenti i babait të shqiptares, Dukagjin Leka.

“Urime, shumë i lumtur për ty.”- shkruan babai i Duas.

A.C/Dosja.al

Tirana është boshatisur për ditët e pushimit. Cilën nga ritet e shenjta po ndiqni:

View Results

showbiz showbiz anwar hadid babai i kengetares dua lipa isaac anwar hadid babai i kengetares dua lipa isaac

Sondazh

Poll