Insights

Milionat që Shqipëria e varfër u fal miliarderëve

23 Gusht 2019, 19:56 Nga DOSJA
Milionat që Shqipëria e varfër u fal miliarderëve

Jahti 400 milione dollaresh i Emirit të Katarit, Tamim bin Hamad Al Thani, qe u ankorua sot ne Sarande e ka kapacitetin e serbatorit 1.2 milione litra karburant.

Per shkak te nje politike absurde fiskale, Shqiperia ja u shet karburantin jahteve me 0.58 dollare per liter. Aq eshte sot. Arsyeja? Nafta e jahteve ne Shqiperi nuk paguan akcize 350 leke per liter, nuk paguan takse qarkullimi 270 leke per liter, nuk paguan tvsh 300 leke per liter. Nuk paguan asnje takse sepse konsiderohet rieksport.

Ne France, cmimi i naftes per jahtet sot eshte 1.54 dollare per liter sepse qeveria franceze i ka vene takse te posacme karburantit te jahteve si mall luksin qe jane. Dhe Saint Tropez eshte vendi ku ankorohen jahtet e pjeses derrmuese te pasanikeve te botes.

Ne Itali, cmimi i naftes per jahtet sot eshte 1.72 dollare per liter. Dhe Italia eshte nje nga vendet me te vizituara nga jahtet e pasanikeve per shkak te plazheve fantastike qe ka, vecanerisht Porta Cervo dhe Sardenja.

Morali? Me nje te mbushur te jahtit, Shqiperia i fali sheikut multimialirder qe erdhi sot disa ore ne Sarande, 704 mije dollare. Llogaria: 1.2 milione litra x (1.54$-0.58$) = 704 mije $.

Para 20 ditesh erdhi jahti i vellait te tij, po ne Sarande. Mori 600 mije litra karburant. 350 mije dollare te tjera te falura.

Nafta e ambulances 1200 leke takse per liter. Nafta e jahteve 0 leke takse per liter.
Une nuk e di se ca emri mund t’i vesh tjeter kesaj politike, pervecse cmenduri.

E dini sa jane perfitimet per turizmin nga kjo taksa? Zero. Pervec ndotjes se bregdetit nga jahtet qe vijne ketu dy ore sa te mbushen.

E dini pse behet gjithe kjo? Qe te fitojne leke ca te babezitur, te cilet i jane qepur Portit te Sarandes dhe ca agjenci turistike te zoteruara nga ca ish zyrtare ne konflikt te paster interesi. Kjo eshte e peshtire. Neveri.

Por pjesa me e ndyre eshte kur zarat e ketyre perfituesve, keta qe lepijne ndonje kocke, nisin e sulmojne te gjithe ata qe denoncojne kete padrejtesi.

Tirana është boshatisur për ditët e pushimit. Cilën nga ritet e shenjta po ndiqni:

View Results

blog blog jahti luksoz klodian tomorri taksa per naften jahti luksoz klodian tomorri taksa per naften

Sondazh

Poll

Insights 23 Gusht 2019, 09:48

Kufijtё e normalitetit 

RUSI- Ministri i Jashtëm Heiko Maas e ka parë Rusinë dy ditë në perspektiva të ndryshme. Spektri arrin nga një grindje e hapu...

Insights 22 Gusht 2019, 09:25

Përtej çiltërsisë dhe magjisë së plazhit

Nga kafja ku jam ulur shoh plazhin 100 – 150 metra më tej. Më bën përshtypje lëvizja e njerëzve. Ngjajnë si në një film me projektim të ngadalësuar. Pamja përcj...

Insights 20 Gusht 2019, 17:45

Ne jemi edhe më të çmendur se Mihali

Ka nja 5 ditë që nuk hap dot rrjetet sociale se më përplaset në fytyrë çmenduria e një njeriu që kacavirret mbi makinë. Çmendurinë e tij deri diku...

Insights 18 Gusht 2019, 11:12

Psikopatët që përdhunojnë turizmin shqiptar

Kokëdhima në Porto Palermo nuk është një njeri normal. Dhe njihet nga kushdo që ka shkuar qoftë dhe një herë, që nuk është normal. Nuk besoj se aty ka turistë a...

Insights 17 Gusht 2019, 08:05

‘Origjinat’ si Bibla dhe Kurani

Ne vitin 1989, pasi Charles Gaston pranoi  vrasjen e nje shitesi ne nje dyqan cigaresh ne Sacramento, Kaliforni, Gaston u perball me denimin me vdekje. Avokati ...