Bota

Vjosa Osmani udhëton për në Paris, merr pjesë në Forumin e Paqes

Pjesëmarrës në forum do të jetë dhe presidenti serb Aleksandër Vuçiç. Ai në një konferencë për mediat ka bërë të ditur se në atje do të takohet me shefin e diplomacisë së BE-së, Josep Borrell dhe të deleguarin special të Bashkimit Evropian për dialogun Kosovë-Serbi, Miroslav Lajçak.

9 Nëntor 2022, 17:16 Nga e.k
Vjosa Osmani udhëton për në Paris, merr pjesë në
Vjosa Osmani

KOSOVË- Presidentja e Kosovës Vjosa Osmani do të udhëtojë për në Francë pasi të enjten dhe të premten do të marrë pjesë në Forumin e Paqes që do të mbahet në Paris. Lajmi është konfirmuar për 'Telegrafin' nga presidenca. Ndërkohë në web-faqen e Forumit është bërë e ditur se Osmani do të jetë një nga folëset.

Pjesëmarrës në forum do të jetë dhe presidenti serb Aleksandër Vuçiç. Ai në një konferencë për mediat ka bërë të ditur se në atje do të takohet me shefin e diplomacisë së BE-së, Josep Borrell dhe të deleguarin special të Bashkimit Evropian për dialogun Kosovë-Serbi, Miroslav Lajçak.

Forumi i Paqes i Parisit është iniciativë e presidentit të Francës, Emmanuel Macron, për të bërë bashkë protagonistë të qeverive e të qeverisjes nga e tërë bota dhe për të diskutuar për ruajtjen dhe forcimin e paqes në botë.

vjosa osmani

Sondazh

Poll