Editorial

Faturat e ministres dhe fatura që merr shtypi nga spekulimi

24 Gusht 2019, 19:37 Nga DOSJA
Faturat e ministres dhe fatura që merr shtypi nga spekulimi

Ministrja e Drejtësisë, Etilda Gjonaj, është gjendur përballë një sulmi në dukje të faktuar, lidhur me udhëtimet e saj të shtrenjta dhe faturat e hoteleve, që në fakt ngjall mjaft interes për publikun. Respekti ndaj parave publike dhe transparenca, janë një standart etik që nuk duhet anashkaluar.

Një reporter i ri, i angazhuar në një projekt investigative, ka kërkuar faturat nga Ministria e Drejtësisë dhe ata ja kanë ofruar. Kjo është shenjë e fortë transparence.

Pas kësaj, reporteri i ka lexuar faturat si shpenzime personale të ministres Gjonaj dhe i ka publikuar.

Burime zyrtare të Ministrisë së Drejtësisë i pohuan gazetatës TemA, se i kanë ofruar portalit në fjalë faturat dhe konfirmojnë orgjinalitetin e tyre, por kanë theksuar se askush nuk ka bërë pyetje rreth kompleksitetit të faturës, numrit të personave që kanë udhëtuar, ditët që kanë fjetur, natyrën e udhëtimit, ndonjëherë të minutës së fundit dhe çmimet e asaj periudhe. Pra nuk ka pasur pyetje shpjeguese për faturat dhe në dukje ato ngjajnë si një zbulim.

Ministria është duke verifikuar çdo zë shpenzimi dhe me siguri që do të ketë ndonjë komunikim më profesional, të cilin e ka detyrim për publikun.

Reporteri i ri natyrisht nuk e ka çuar deri në fund punën e tij, por pjesa tjetër e shtypit që e ka keqpëdorur atë, e ka banalizuar fare, jo vetëm duke mos u thelluar, por duke fantazuar.

Vëmendja ndaj udhëtimeve të zyrtarëve të shtetit dhe politikanëve të lartë, qofshin në pushtet apo opozitë, është detyrim publik dhe duhet të jetë transparent.

Shtypi shqiptar në fakt këtë nuk e ka bërë kurrë. Ka mjaftuar ndojë foto avioni apo gallatë nga ato të Sali Berishës tek “qytetari digital”, por kurrë nuk ka pasur ndonjë seriozitet në këtë pikë.

Biles Kosova është shumë më përpara në këtë pikë. Një hetim i Enver Robellit për hotelin në St Moritz në vendin më të shtrenjt të botës, ku Ramush Haradinaj kishte harxhuar mijëra euro privatisht, tronditi gjatë politikën në Kosovë. Po ashtu një shëtitje me jahtin e Devollëve të Shpend Ahmetit në Mal të Zi.

Rasti në fjalë nuk vlen shumë për të hetuar Etildën, por për të parë, se si edhe një rast kur një reporter i ri kishte bërë gjysmën e punës, pjesa tjetër dembele e shtypit e bëri barcaletë, duke mos u thelluar dhe duke e banalizuar problemin tek ana vanitoze e udhëtimeve të punës.

Dhe kjo nuk vlen vetëm për ministrant, por gjithë politikanët. Merrni udhëtimet e Lulzim Bashës në TIMS, që është minimalisht një herë në javë jashtë Shqipërisë, kryesisht në Holandë, dhe në shumicë të herës në biznes klas, dhe gjeni burimin financiar të gjithë këtij buxheti udhëtimesh, i cili i kalon 5 mijë dollarë në muaj.

Është njësoj e pamoralshme dhe nëse ja paguan PD, dhe nëse i paguan vetë, pasi në rastin e parë, shpërdoron për qëllime personale paratë e PD, e në të dytin fsheh burimet publike financiare të vetat.

Ndaj është mirë që shtypi të merret me shpenzimet publike të politikanëve, udhëtimet e tyre, udhëtimet e ministrave për punë apo privatisht, që kjo të kthehet në një kulturë komunikimi për ta.

Por në këtë rast, në vend të thellohej një gjysmë hetim i një reporteri, u thellua spekulimi. Dhe tani në vend të faturave të Etildës, na bie të diskutojmë më shumë për faturën që merr shtypi në raste të tilla nga mos zbardhja e plot e ngjarjes.

Dhe është si ajo përralla që kur thua“ujku, ujku”  gjithmonë, dhe kur bie ujku, nuk beson njeri.

Tirana është boshatisur për ditët e pushimit. Cilën nga ritet e shenjta po ndiqni:

View Results

editorial editorial etilda gjonaj mro baze etilda gjonaj mro baze

Sondazh

Poll

Editorial 23 Gusht 2019, 20:41

Si lindën dinosaurët që na kanë pushtuar

Një video ku shfaqet ministrja rilindëse, Milva Ikonomi, duke përuruar hotelin “Privilege” të kryetarit të Bashkisë dhe Koordinatorit të PS për qarkun e Shkodrë...

Editorial 21 Gusht 2019, 05:33

Po i merr Boris Johnson peng qytetarët e BE-së?

BRITANI- Nëse kufiri i ardhshëm i BE-së do të kalojë përmes ishullit irlandez (gjë që Brukseli e refuzon në mënyrë strikte në interes të anëtares së BE, Irlandë...

Editorial 18 Gusht 2019, 10:56

Kullat dhe koncesionet, marrëzia e madhështisë

Shqipëria, një nga shtetet me bukuri të pafund natyrore e ujore në raport me sipërfaqen e saj të vogël, pasuri të shumta në naftë, minerale etj., është sot zyrt...

Editorial 17 Gusht 2019, 09:15

Kapja e shtetit dhe kapja e kujtesës

Si bashkohen Shqipëria e Kosova karshi Turqisë?1-Antropologu dhe shkencëtari politik amerikan James C. Scott ka një fjali që mund ta përdorin këtë javë shqiptar...

Editorial 15 Gusht 2019, 06:00

Partitë që fshihen pas lojës me Serbinë

Çdoherë që përmendet Serbia si pengesë për veprimet e pushtetit, duhet përmendur testi PISA: ku qe ndërhyrja malinje e saj?Qytetarët që mund të ballafaqo...

Editorial 14 Gusht 2019, 20:41

Çmimi i një ndërhyrjeje ushtarake në Hongkong

Kolona të gjata automjetesh të blinduara qarkullojnë drejt jugut duke i bllokuar rrugët e qytetit kufitar Shenzhen – që nga fillimi i javës në internetin ...