Bota

Osmani, Kurti, Konjufca e Gërvalla “kokë më kokë” për tensionet në Veri: Jemi në koordinim të plotë me shtetet aleate

4 liderët kanë theksuar përkushtimin e institucioneve të vendit për mjedis të sigurt, përmes zbatimit të rendit dhe ligjit në koordinim të plotë me shtetet aleate.

7 Nëntor 2022, 23:20 Nga k.m.
Osmani, Kurti, Konjufca e Gërvalla “kokë më
Pamje nga takimi

PRISHTINË- Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani ka njoftuar se sot ka pritur në takim kryeministrin e Kosovës, Albin Kurti kryetarin e Kuvendit, Glauk Konjufca dhe ministren e Jashtme, Donika Gërvalla, me të cilët ka diskutuar për situatën e tensionuar në veri. Në njoftimin e shkurtër të bërë lidhur me takimin, është bërë me dije se 4 liderët kanë theksuar përkushtimin e institucioneve të vendit për mjedis të sigurt, përmes zbatimit të rendit dhe ligjit në koordinim të plotë me shtetet aleate.

“Presidentja Vjosa Osmani ka mbajtur sot takimin e rregullt koordinues me kryetarin e Kuvendit, Glauk Konjufca, me kryeministrin, Albin Kurti dhe me zëvendëskryeministren, Donika Gërvalla-Schëarz lidhur me zhvillimet e fundit në veri të vendit. Gjatë takimit u theksua përkushtimi i institucioneve të Republikës së Kosovës për të garantuar mjedis të sigurt për të gjithë qytetarët e vendit përmes zbatimit të rendit dhe ligjit në koordinim të plotë me shtetet aleate dhe mekanizmat ndërkombëtar të sigurisë në Kosovë,”- thuhet njoftim.

ÇFARË PO NDODH NË KOSOVË?

Tensionet në Veri të Kosovës janë kthyer në shqetësim ndërkombëtar. Pasi Qeveria nisi të zbatojë planin me 3 faza për regjistrimin e makinave me targave serbe në Republikën e Kosovës që pritet të përfundojë deri më 21 prill. Pas vendimit, Lista serbe dorëzoi mandatet, ndërsa u braktisën edhe instutucionet. Në valën e trazirave, u konfirmua zyrtarisht dhe po diskutohet plani franko-gjerman që synon arritjen e një marrëveshjeje përfundimtare mes Kosovës dhe Serbisë për normalizimin e marrëdhënieve. Propozimi franko-gjerman nuk është bërë publik dhe nuk dihet se çfarë përmban saktësisht, por flitet për asosacionin e komunave serbe dhe anëtarësimin e Kosovës në organizatat ndërkombëtarë. Për këtë "njohje" Serbisë i përshpejtohet rruga për integrimin në BE. Kryeministri Albin Kurti deri më tani ka dhënë një përgjigje; nuk ka shanse që të japë “ok” për Asosacionin e komunave serbe.

tensionet në veri të kosovës dorehiqet lista serbe

Sondazh

Poll