Bota

Sanitarja padit Jeff Bezos, Wedaa: Kishim kushte të këqija pune, më diskriminonin

Mercedes Wedaa tha se ajo u punësua nga stafi i Bezos në 2019 për të ndihmuar në mirëmbajtjen e pronës së miliarderit në zonën e Seattle. Wedaa dhe personeli tjetër i shtëpisë punonin rregullisht nga 10 deri në 14 orë në ditë dhe nuk iu dhanë vaktet e duhura apo pushimet.

7 Nëntor 2022, 21:30 Nga A.B

 

Sanitarja padit Jeff Bezos, Wedaa: Kishim kushte të këqija pune,
Jeff Bezos

 

SHBA-Një grua e cila pretendon se ka qënë sanitarja e Jeff Bezos, ka paditur themeluesin e Amazon duke thënë se ajo duroi “kushte të pasigurta dhe jo të shëndetshme pune” dhe ishte subjekt i diskriminimit racor nga stafi tjetër.

Mercedes Wedaa tha se ajo u punësua nga stafi i Bezos në 2019 për të ndihmuar në mirëmbajtjen e pronës së miliarderit në zonën e Seattle. Wedaa dhe personeli tjetër i shtëpisë punonin rregullisht nga 10 deri në 14 orë në ditë dhe nuk iu dhanë vaktet e duhura apo pushimet, pretendoi ajo në padinë, e cila u ngrit të martën në Gjykatën e Lartë të Qarkut King në Seattle.

Në padi përmenden si të akuzuar Bezos dhe dy kompanitë që kujdesen për pronat e tij, Zefram LLC e Northwestern LLC. ëedaa dhe avokatët e saj nuk kanë përmendur shuma të mundshme dëmshpërblimi.

Detajet e parashtruara në padinë e ëedaa janë tronditëse. “Për gati 18 muaj, që të shkonim në tualet, akuzuesja dhe punonjëse të tjera të shtëpisë duhet të dilnin jashtë lavanterisë nga dritarja, dhe më pas të kalonin mes dhomës mekanike për të zbritur në tualetin një kat më poshtë, i cili përdorej si nga burra dhe nga gra, të stafit të terrenit”.

Në një rast punonjëseve iu tha se nuk mund të përdornin tualetin pranë dhomës së sigurisë ku kontrollohen kamerat e sigurisë, pasi ishte “shkelje e protokollit”.

Si rezultat i kësaj shpesh punonjëset pësonin infeksion të rrugëve urinare”, thuhet më tej në padi.

Harry Korrell, një avokat i Bezos dhe të pandehurve të tjerë, të cilët përfshijnë Zefram dhe Northwestern, dy kompani që menaxhojnë interesat dhe pronat e tij, tha se Wedaa u pushua nga puna për çështje të performancës.

“Ne i kemi hetuar pretendimet dhe atyre u mungon merita,” tha Korrell në një deklaratë të dërguar me email për mediat./Burimi:Cnbc.com

jeff bezos mercedes wedaa

Sondazh

Poll