Aktualitet

Gazetari Mulosmani: Viktor Zhusti, një figurant i Luana Vjollcës, pastaj thoni, pse e shembi Ai Teatrin

Pjesë e realizimit të spotit kanë qenë edhe Genc Fuga, Met Xhelili, Sokol Angjeli dhe Kastriot Çaushi. Zhusti e Fuga, përveçse aktorë janë edhe pedagogë në akademi, ndërsa Çaushi është rektor i Akademisë së Arteve.

4 Nëntor 2022, 21:03 Nga F.M
Gazetari Mulosmani: Viktor Zhusti, një figurant i Luana Vjollcës,
Aktorët dhe Luana Vjollca

TIRANË- Prezenca e aktorëve më të njohur të teatrit dhe filmave shqiptarë në promon e emisionit të moderatores Luana Vjollca, ka tërhequr vëmendjen në rrjet. Në një postim në Facebook, gazetari Ermal Mulosmani ka komentuar ‘shkrirjen’ e të gjithë figurës së Viktor Zhustit që në këtë promo shfaqet si një figurant i thjeshtë i moderatores që do të vijë me programin ‘Zemër Luana’.

Por nuk mbaron këtu. Pjesë e realizimit të spotit kanë qenë edhe Genc Fuga, Met Xhelili, Sokol Angjeli dhe Kastriot Çaushi. Zhusti e Fuga, përveçse aktorë janë edhe pedagogë në akademi, ndërsa Çaushi është rektor i Akademisë së Arteve.

“E pashë edhe këtë, Viktor Zhusti figurant i Luana Vjollcës! Pastaj thoni pse e shembi Ai Teatrin!”- shkruan Mulosmani.

viktor zhusti luana vjollca

Sondazh

Poll