Bota

Zelenskyy takim me zyrtarin e KE-së: Na ndihmoni për restaurimin e infrastrukturës energjitike

Ata diskutuan hapat e mëtejshëm për të garantuar sigurinë energjetike të Ukrainës mes sulmeve të vazhdueshme nga Rusia që kanë rezultuar në dëmtimin serioz të rreth 40% të të gjithë infrastrukturës energjetike të Ukrainës.

1 Nëntor 2022, 21:36 Nga e.k
Zelenskyy takim me zyrtarin e KE-së: Na ndihmoni për restaurimin e
Volodymyr Zelenskyy dhe Kadri Simson

UKRAINË- Presidenti ukrainas Volodymyr Zelenskyy ka realizuar një takim ditën e sotme me zyrtarin më të lartë të Komisionit Evropian për energjinë në Kiev, Kadri Simson. Ata diskutuan hapat e mëtejshëm për të garantuar sigurinë energjetike të Ukrainës mes sulmeve të vazhdueshme nga Rusia që kanë rezultuar në dëmtimin serioz të rreth 40% të të gjithë infrastrukturës energjetike të Ukrainës.

Në deklaratën e tij, Zelenskyy foli për nevojat e Ukrainës për restaurimin e infrastrukturës energjetike dhe i bëri thirrje Komisionit Evropian të mundësojë marrjen e ndihmës nga BE-ja, shkruan CNN. Zelenskyy po ashtu vuri në dukje rolin e KE-së në ndihmën e Ukrainës për t’u bashkuar me rrjetin energjetik evropian ENTSO.

“Fatkeqësisht, për shkak të goditjeve të raketave dhe dronëve kamikaze nga Federata Ruse në sistemin tonë energjetik, ne e kemi pezulluar këtë proces. Por jam i sigurt se do të rivendosim gjithçka dhe në një kohë më të qetë, kur situata në sistemin tonë energjetik të stabilizohet, ne do të vazhdojmë të eksportojmë energji elektrike në Evropë”, tha Zelensky.

lufta rusi-ukraine

Sondazh

Poll