Art&Argëtim

A do mërzitet Shakira? Nëna e saj flet me superlativa për Gerard Pique: Ne jemi ende familje

Pavarësisht asaj që ka ndodhur mes çiftit, familja e Shakirës ende e konsideron futbollistin “pjesëtar të familjes së tyre”.

31 Tetor 2022, 10:04 Nga k.m.
A do mërzitet Shakira? Nëna e saj flet me superlativa për Gerard
Shakira dhe Gerard Pique

SPANJË- Një deklaratë, e cila mund të shqetësojë Shakirën është bërë nga nëna e saj, Nidia del Carmen Ripol. Ndonëse çifti prej muajsh janë ndarë dhe Gerard Pique ka kaluar në një lidhje të re, mamaja e këngëtarit ende e konsideron atë pjesë të familjes së tyre.

Siç raporton Marca spanjolle, nëna e yllit kolumbian dha deklarata kur gazetarët e panë atë jashtë spitalit ku po trajtohet bashkëshorti i saj dhe babai i Shakirës. Ajo përmendi se Gerard Pique i ka vizituar në spital dhe madje i ka telefonuar disa herë për të kontrolluar shëndetin e babait të Shakirës, ​​William Mebarak.

"Sigurisht që ne jemi ende familje,"- tha Nidia del Carmen Ripol për futbollistin, duke injoruar skandalet dhe pabesinë e tij ndaj të bijës.

Mbrojtësi i Barcelonës dhe vajza e saj ishin çift prej rreth 10 vitesh, e sollën në jetë dy djem, Milanin dhe Sashën. Nëna e yllit gjithashtu përmendi se Shakira gjithashtu viziton rregullisht babain e saj 91-vjeçar në spitalin Teknon-Quiron në Barcelonë, por deri më tani nuk ka pasur rastin të takohet me Pique.

shakira gerard pique

Sondazh

Poll