Aktualitet

'Më shanë në sy të familjes'/ Qytetari denoncon dy agjentët e krimeve, AMP: Ishin me mision special

Personi që i ka denoncuar pretendon se ka qenë me makinë me familjarë të tij në zonën e Zogut të Zi dhe pretendon se dy agjentët e krimeve të komisariatit Nr.1 kanë dalë nga automjeti i tyre privat dhe më pas e kanë ofenduar dhe kërcënuar.

28 Tetor 2022, 22:06 Nga k.m.
'Më shanë në sy të familjes'/ Qytetari denoncon dy
Foto ilustruese

TIRANË- Dy agjentë krimesh janë shoqëruar në Komisariatin numër 3 në Tiranë, e gjitha pas një denoncimi që është bërë nga një qytetar. Ende i paidentifikuar, ai ka shkuar në Komisariatin e Policisë së Shtetit, me pretendimin se dy efektivë e kanë kërcënuar dhe kanosur. Ai pretendon se efektivët kanë qenë jashtë orarit të punës në momentin që e kanë kërcënuar dhe ofenduar në sy të familjes së tij për asnjë arsye.

Personi që i ka denoncuar pretendon se ka qenë me makinë me familjarë të tij në zonën e Zogut të Zi dhe pretendon se dy agjentët e krimeve të komisariatit Nr.1 kanë dalë nga automjeti i tyre privat dhe më pas e kanë ofenduar dhe kërcënuar. Por lidhur me rastin ka pasur edhe një përgjigje nga AMP. Agjencia e Mbikëqyrjes Policore ka deklaruar se agjentët ishin në një mision të veçantë dhe një mjet me dy persona i ka penguar në kryerjen e detyrës së tyre. Por nuk ka asnjë sqarim lidhur me çfarë misioni kishin ndërmarrë agjentët e krimit në Policinë e Tiranës. 

amp policia e shtetit

Sondazh

Poll