Aktualitet

Policia ishte në kërkim të tij për ekzekutimin e vendimit të Apelit, dorëzohet Fran Frrokaj

Por "humbjen" e tij për ato pak orë që nuk u gjet nga Policia e justifikoi me procedurat ligjore.

28 Tetor 2022, 20:39 Nga k.m.
Policia ishte në kërkim të tij për ekzekutimin e vendimit
Fran Frrokaj

LEZHË- Fran Frrokaj është vetëdorëzuar në policinë e Lezhës pasi ndaj tij ishte lëshuar një urdhër-arrest pas dënimit me 3 vite burg nga Gjykata e Apelit të Shkodrës. Por "humbjen" e tij për ato pak orë që nuk u gjet nga Policia e justifikoi me procedurat ligjore.

"S'isha arratisur. Isha në pritje të procedurave ligjore,"-tha Frrokaj në momentin e marrjes së pyetje në Komisariatin e Lezhës.

Ish-kryebashkiaku i Lezhës u dënua sot nga Gjykata e Apelit së bashku me 15 persona të tjerë për tjetërsimin e pronave tek zona e Ranës së Hedhun në Shëngjin. Pas vendimit, Fran Frrokaj është larguar nga gjykata pasi në atë moment nuk ishte lëshuar një urdhër-arresti për ndalimin e tij. E për disa orë nuk u gjet asgjëkundi.

fran frrokaj denohet fran frrokaj

Sondazh

Poll