Art&Argëtim

FOTO/ Gjesti i veçantë i Angelina Jolie, fituesja e ‘Oscar’ publikon foto me vajzën nga kolegji

Fituesja e Oskarit ka pozuar me fansat teksa vizitonte vajzën e saj

25 Tetor 2022, 18:11 Nga a.l
FOTO/ Gjesti i veçantë i Angelina Jolie, fituesja e
Angelina Jolie

ATALANTA- Fituesja e Oscar Angleina Jolie ka bërë një gjest të vecantë ndaj vajzës së saj Zahara e cila sapo ka nisur sturimet në Universitetin ‘Spelman’.

Jolie ka vendosur t’a përshëndetë vajzën e saj, pa e njoftuar pasi kjo do të ishte një surprizë për të dhe jo vetëm. Të gjithë ngelën të shtangur nga vizita e Jolie. Aktorja e mirënjohur shpërndu një foto të vajzës dhe miqve të saj në Instagram.

"Zahara me motrat e saj Spelman!" ajo shkruajti. "Urime të gjithë studentëve të rinj që fillojnë këtë vit. Një vend shumë i veçantë dhe një nder të kesh një anëtar të familjes si një vajzë e re Spelman."

Zahara nuk është e vetmja nga gjashtë fëmijët e Anxhelinës dhe ish-bashkëshortit Brad Pitt që po ndjek kolegjin. Djali i madh Maddox, 21 vjeç, aktualisht po studion në Universitetin Yonsei në Seul. Djali i dytë i madh i çiftit, Pax, 18 vjeç, u diplomua nga shkolla e mesme në vitin 2021, ndërsa Shiloh, 16 vjeç, dhe binjakët Knox dhe Vivienne, 14 vjeç, janë ende në shkollë. 

Brad, 58 vjeç, dhe aktorja Maleficent janë përfshirë në një betejë gjyqësore të diskutueshme që kur ajo paraqiti kërkesën për divorc në shtator 2016 pas dy vitesh martesë. Ndërsa ata u deklaruan ligjërisht beqarë në vitin 2019, ata vazhdojnë ta luftojnë atë në gjykatë për marrëveshjet financiare.

Në fillim të këtij muaji ajo paraqiti dokumente gjyqësore duke akuzuar aktorin e Bullet Train se ishte "abuzues fizikisht dhe emocionalisht" ndaj saj dhe fëmijëve të tyre në një aeroplan privat në vitin 2016 (përleshja përshpejtoi ndarjen e tyre)./ Dosja.al

angleina jolie zahara

Sondazh

Poll