Aktualitet

Vdekja e Learit/ Eksperti: Autopsia u bë jashtë rregullave! E pamundur të gëlltisësh një qese me përmasa të tilla

Hoxha u shpreh se autopsia në trupin e 32-vjeçarit duhej të ishte bërë 12 orë pas vdekjes së tij, dhe jo 5 orë siç është bërë në rastin konkret.

25 Tetor 2022, 22:51 Nga A.B
Vdekja e Learit/ Eksperti: Autopsia u bë jashtë rregullave! E pamundur
Sabri Hoxha

TIRANË- Lear Kurti nuk mund të ketë gëlltitur një qese me përmasa 5 cm. Këtë deklaroi mbrëmjen e sotme, eksperti mjeko-ligjor, Sabri Hoxha në emisionin 'Log', teksa ka komentuar vdekjen e Lear Kurtit pas arrestimit nga policia dhe pikëpyetjet e ngritura për shkakun e vdekjes së 32-vjeçarit.

Hoxha u shpreh se autopsia në trupin e 32-vjeçarit duhej të ishte bërë 12 orë pas vdekjes së tij, dhe jo 5 orë siç është bërë në rastin konkret.

'Autopsia për 5 orë. Autopsia duhet të bëhet pas 12orëve si rregull. Në rrethana të tilla ku ka përplasje ndër institucionale. Mbas 12 orësh bëhet për shkak se ekspertëve u duhet të shikojnë të gjitha ndryshimet që ndodhin në indet dhe organet e viktimës. Në rastin konkret gjatë bërjes së autopsisë në kohë 5 orësh ka qenë, në shkelje flagrante të një udhëzimi të 2001. Tre institucionet e hetimit, Ministrisë së Brendshme, Drejtësisë dhe Prokurorisë. Është veprim i nxituar jo profesional.'- u shpreh Hoxha.

Pyetje: Sa kohë duhet të kalojë nga gëlltitja që të nis ndërveprimi i kokainës?

Hoxha: Së pari, aspekti qëndron si është marrë kjo qese. Se një 5 me 5 cm. Që ka edhe një sasi disa gram është e vështirë thuajse e pamundur për ta gëlltitur. Nëse e ka marrë këtë qese para se të vraponte…se gjatë vrapimit është e pamundur të gëlltitet. Nëse kokaina kalon në traktin tretës, sipas shkencës absorbimi fillon pas 15 minutash. Në rastin konkret është e pamundur të ketë thithur kaq shpejt organizmi. Ajo shenja është shembje e indeve të buta. Për të krijuar atë është një goditje. Hematoma, grumbull gjaku. Ajo është shkaktuar si rezultat i një force. Mund të jetë edhe nga brenda siç mund të jetë veshka. Hetuesit dyshojnë se 32-vjeçari mund ta ketë gëlltitur drogën për t’i shpëtuar arrestimit për posedim lëndësh narkotike, megjithëse ky veprim nuk është parë nga policët dhe nuk shfaqet qartë në pamjet e kamerave të sigurisë në zonën ku ndodhi ndalimi.

sabri hoxha lear kurti

Sondazh

Poll