Aktualitet

Vrasja e 53-vjeçarit me sopatë, dëshmia e fqinjit: Kur erdhi ambulanca ai vdiq, goditja ishte fatale

Protothema shkruan se gjithçka ka ndodhur rreth orës 22:00 të enjten e kaluar kur dy vëllezër nga Shqipëria, 27 dhe 47 vjeç, kanë dalë jashtë shtëpisë së viktimës 53-vjeçare dhe kanë nisur një debat me të, djalin e tij 24-vjeçar dhe vajzën e tij 18-vjeçare, me të cilat dyshohet se autori i ri mbante lidhje.

25 Tetor 2022, 20:43 Nga I.A
Vrasja e 53-vjeçarit me sopatë, dëshmia e fqinjit: Kur erdhi
Ambulanca greke

GREQI- Komuniteti i Nea Skionit në Halkidiki mbetet i tronditur, pas tragjedisë së ndodhur të enjten mbrëma ku një burrë humbi jetën pasi u godit me sëpatë. Protothema shkruan se gjithçka ka ndodhur rreth orës 22:00 të enjten e kaluar kur dy vëllezër nga Shqipëria, 27 dhe 47 vjeç, kanë dalë jashtë shtëpisë së viktimës 53-vjeçare dhe kanë nisur një debat me të, djalin e tij 24-vjeçar dhe vajzën e tij 18-vjeçare, me të cilat dyshohet se autori i ri mbante lidhje.

Në një moment, 27-vjeçari ka goditur me thikë djalin e tij dhe ka shtyrë të renë me të cilën dyshohet se kanë pasur lidhje personale, ndërsa vëllai i tij ka goditur me sëpatë në gjoks 53-vjeçarin, duke i shkaktuar vdekjen. Kur 53-vjeçari i pafat u transportua me autoambulancën e EKAV-it në Qendrën Shëndetësore Kassandra, tashmë ishte vonë dhe u konstatua i vdekur. 

Burri po përballej me probleme të rënda shëndetësore. Pas këtij episodi, familjarët e tij e futën në makinë dhe u larguan nga shtëpia, por ai nuk ndihej mirë dhe u ankua se i dhemb zemra. Ndaluan makinën jashtë pikës së vjetër të karburantit, e nxorën të shtrihej dhe në momentin që mbërriti ambulanca ai kishte vdekur”, tha njw dwshmitar.

Dy vëllezërit e moshës 27 dhe 47 vjeç u arrestuan mesditën e së nesërmes nga oficerët e policisë së Departamentit të Sigurisë Poligyros dhe u dërguan në Prokurorinë e Polygyros. Ai nga ana e tij i ka referuar në hetuesi, ndërsa pas rrëfimit të tyre janë cilësuar të burgosur të përkohshëm dhe janë transferuar në burgjet e Nigritës.

vrasja e shqiptarit ne greqi

Sondazh

Poll