Aktualitet

Ndërtimet e shkollave, Sejko: Po pate më pak se 2 milion, tek Rakip Suli nuk mbaron dot punë

Sipas Sejkos, të ndërtosh apo riparosh një shkollë në Bashkinë e Rakip Sulit, duhet që fondi të jetë 2 milionë euro e më shumë.

25 Tetor 2022, 19:30 Nga A.B
Ndërtimet e shkollave, Sejko: Po pate më pak se 2 milion, tek Rakip
Shkolla dhe Genc Sejko

TIRANË- Genc Sejko ka ndarë në profilin e tij dy foto, të cilat tregojnë se dy shkolla në Bashkinë Kamëz do t'i nënshtrohen rindërtimit. Sipas Sejkos, të ndërtosh apo riparosh një shkollë në Bashkinë e Rakip Sulit, duhet që fondi të jetë 2 milionë euro e më shumë. Me ironi, ai thotë se nëse ka më pak se 2 milionë, nuk mbaron punë.

POSTIMI:

Të ndërtosh një shkollë tek bashkia e Rakip Sulit, 2 milion euro.
Të riparosh një shkollë tek bashkia e Rakip Sulit, prapë 2 milion euro.
Me sa duket, tek Rakipi nuk mbaroke dot punë po pate më pak se 2 milion.

genc sejko rakip suli

Sondazh

Poll