Art&Argëtim

Stres dhe atak paniku, kjo është gjendja emocionale e Beatrix Ramosaj ditët e fundit! Ja çfarë e shkakton

25 Tetor 2022, 10:28 Nga DOSJA
Stres dhe atak paniku, kjo është gjendja emocionale e Beatrix Ramosaj
Beatrix Ramosaj

TIRANË- Këngëtarja Beatrix Ramosaj iu ka rrëfyer ndjekësve të saj në Twitter gjendjen e saj emocionale kohët e fundit. Në një status në rrjetin social, Beatrix shkruan se është shumë e stresuar, dhe shkaku i kësaj gjendjeje është kënga e re që do të publikojë së fundmi, e titulluar “Më Ndikon.”

Stres dhe atak paniku, kjo është gjendja emocionale e Beatrix Ramosaj

“Pse po ndjehem kaq emocionale? E urrej! Mendoj që kënga do të dalë këto ditë dhe jam shumë e stresuar!”– shkruan Beatrix.

Në një tjetër status vijues në Twitter, Beatrix shkruan se është aq “e dërrmuar” sa ka pësuar edhe atak paniku.

“Isha aq e dërrmuar me emocionet sa  fillova të qaj, situatë e ndjekur nga një atak paniku! E mrekullueshme! Zemra ime djema…”- shkruan Beatrix.

Stres dhe atak paniku, kjo është gjendja emocionale e Beatrix Ramosaj

Më herët, ajo reagoi pas lajmeve që qarkulluan në rrjet ku thuhej se do të bëhej pjesë e kastit të “Dance Albania”. Në një postim në InstaStory, Beatrix falenderoi të gjithë mbështetësit e saj, ndërsa sqaroi se fansat do ta shohin në forma të tjera dhe jo në emisione televizive.

Sondazh

Poll