Ekonomi

BB prezanton raportin: Amnistia fiskale? Ne i kemi marrë disa mësime, Shqipëria me rritjen më të ulët ekonomike në rajon

BB tha se bordi është një lëvizje e duhur por në afatshkurtër. Fasha 800 kwh sipas ekspertëve është pozitive pasi shpërndan kostot.

24 Tetor 2022, 12:45 Nga f.g
BB prezanton raportin: Amnistia fiskale? Ne i kemi marrë disa mësime,
Banka Boterore

TIRANE- Banka Botërore ka prezantuar raportin për vendet e Ballkanit Perëndimor përfshirë dhe Shqipërinë ku foli për amnistinë Fiskale dhe masat e marra nga Bordi i Monitorimit të çmimeve. Përfaqësuesit e BB thanë se vetë Banka ka marrë disa mësime në të shkuarën në lidhje me amnistinë fiskale dhe ka këshilluar qeverinë shqiptare që këto gabime të mos ripërsiten. 

‘Jemi pjesë e konsultimeve dhe kemi dhënë opinionin tonë. Qeveria po përpiqet të rris të ardhurat. Ne nga eksperienca kemi marrë disa mësime, që ja kemi komunikuar qeverisë. Po ashtu edhe risqet ja kemi paraqitur qeverisë.’- thanë përfaqësuesit e Bankës Botërore.

Menaxheri i Bankës Botërore Emanuel Salinas tha se qeveria me këtë nismë po përpiqet të rrisë të ardhurat por duhet të minimizohen rreziqet që amnistia ka.

“Siç e dini qeveria ka nisur konsultimet mbi këtë projektligj. Ne jemi ftuar që të marrim pjesë në këto konslutime dhe ne kemi ofruar komentet tona për qeverinë mbi këtë çështje. Ne e kuptojmë se në këto momente qeveria po përpiqet të rrisë të ardhurat dhe kjo perceptohet si një mundësi. Ndërsa fryma e këtij projektligji kuptohet ka një sërë rreziqesh të lidhur me të dhe ne i kemi komunikuar qeverisë edhe rrisqet dhe leksionet kështu që çdo vendim që të marrin duhet të jetë një vendimi me të gjithë informacionin e duhur me shpresën për të minimizuar këto rreziqe gjate përpjekjes për të marrë maksimumin nga vendimi që merret”, tha ai.

Ekonomistja e BB në Shqipëri, Hilda Shijaku deklaroi se inflacioni ka goditur vendin dhe qytetarët ndërsa shtoi se rritja ekonomike në vendin tonë do të jetë më e ulëta në rajon për shkak të çmimeve të larta.

'Inflacioni ushqimeve dhe energjisë janë këto faktorë që mund të çojnë drejt varfërisë në një numër relativisht të madh të njerëzve duke qenë se këto elemente kanë një peshë më të rëndësishme në shportën e këtyre grupeve vulnerable. Ne vlerësojmë që me shfaqjen e rreziqeve të reja në horizont këto skema sidomos skema e ndihmës ekonomike, asistenca sociale për të varfrit do duhet të përgatitej për një fenomen ku shumë qytetarë bien në kufirin e varfërisë me shfaqjen e rreziqeve ne horizont dhe kjo kërkon një përgatitje të instrumenteve dhe sistemin e informacionit për të matur në kohë se kush janë shtresat që ndikohen nga kjo goditje e mundshme”, tha ajo.

Banka foli edhe për Bordin e Monitorimit të Çmimeve dhe tha se bordi është një lëvizje e duhur por në afatshkurtër. Fasha 800 kwh sipas ekspertëve është pozitive pasi shpërndan kostot. Të dhënat e referuara nga BB tregojnë se Lufta në Ukrainë ka frenuar rritjen ekonomike të Shqipërisë në një parashikim jooptimist edhe për 2023. Tremujori i parë i vitit 2022 tregon një rritje 6% të ekonomisë pasi është rritur konsumi, investimet dhe eksportet. Ndërkohë që tregu i punës shënoi përmirësim. Problem për Bankën është rritja e çmimeve si një tregues negativ për shtresën e varfër./Dosja.al

banka boterore

Dokumenta bashkëngjitur

Sondazh

Poll