Ekonomi

Projektbuxheti i vitit 2023/ Ibrahimaj: Të ardhurat mund të arrijnë në 631.7 miliard lekë.

Në këtë projektbuxhet parashikohet që të ardhurat totale si rezultat i rritjes së çmimeve të arrijnë 631.7 miliard lekë.

21 Tetor 2022, 16:37 Nga e.k
Projektbuxheti i vitit 2023/ Ibrahimaj: Të ardhurat mund të
Delina Ibrahimaj në Komisionin e Ekonomisë

TIRANË- Ministrja e Financave dhe Ekonomisë, Delina Ibrahimaj prezantoi sot në Komisionin e Ekonomiksë projektbuxhetin e parashikuar për vitin 2023, ku pritet që rritja ekonomike të jetë e ngadaltë deri në 2.6%. Në këtë projektbuxhet parashikohet që të ardhurat totale si rezultat i rritjes së çmimeve të arrijnë 631.7 miliard lekë.

Sipas projektbuxhetit qeveria parashikon se të ardhurat mund të arrijnë në 631.7 miliard lekë. 

Delina IbrahimajNga këto të ardhurat tatimore 587.8 miliard lekë, dhe brenda zërit të ardhurat tatimore që mblidhen nga tatimet dhe doganat 431.2 ld lekë. Shpenzimet totale për pagat në administratën publike janë planifikuar në masën e 96.8 mld lekë ose 4.5% e PBB. 14.2 miliard lekë qeveria planifikon t'ja kushtojë bujqësisë përgjatë 2023.

Gjatë fjalës së saj ministrja Ibrahimaj listoi dhe fondet e parashikuara për infrastrukturën në projektbuxhetin e vitit të ardhshëm.

Delina Ibrahimaj: 4044 km rrugë mirëmbajtje me fond 2.6 mld lekë, financim i tunelit të llogarasë si dhe vazhdimi i “Unazës së Tiranës” me 6.8 mld lekë. Rruga e Arbrit 2.8 mld lekë, rruga Orikum-Dukat 911 mln lekë.

ministria e financave delina ibrahimaj

Sondazh

Poll