Aktualitet

KAMERA E FSHEHTË/ Andi Lilës i bëjnë “gol” 25 mijë euro, ish-futbollisti për pak bëhet aktor

Një grup napoletanësh të mbetur pa një dyshkë në xhep në Tiranë e panë Andi Lilën si një pre e majme për të nxjerrë disa fitime, sidomos nga një ish-futbollist me karrierë të gjatë.

23 Tetor 2022, 21:47 Nga DOSJA
KAMERA E FSHEHTË/ Andi Lilës i bëjnë “gol” 25
Andi Lila

TIRANË- Ish-futbollisti i kombëtares, Andi Lila, ka qenë “preja” e “Piranjave” në kamerën e fshehtë të kësaj puntate. Me një karrierë të gjatë në futboll dhe një personazh mjaft televiziv, për pak Lila do të kishte nisur edhe karrierën e aktorit. Megjithatë, edhe pse mund të ketë krijuar iluzionin se shumë shpejt do të bëhej një yll Hollywood-i, e gjitha ishte një skemë perfektë mashtrimi, brenda së cilës Lila ra pa e menduar dy herë, madje një shtysë ia dha edhe miku i tij i ngushtë, që e konsideron si vëlla.

Një grup napoletanësh të mbetur pa një dyshkë në xhep në Tiranë e panë Andi Lilën si një pre e majme për të nxjerrë disa fitime, sidomos nga një ish-futbollist me karrierë të gjatë.

Kështu, Andi Lilës i prezantohet ideja e një filmi që do të thellojë edhe më shumë shikimin në marrëdhëniet Shqipëri-Itali. 36-vjeçari shkon para “kineastëve”, ku i tregohet se filmi do të kthejë pëmbysë stereotipin e zakonshëm ku “italiani është i mirë dhe shqiptari i keq”. Ky film, do të flasë për një shqiptar që mashtrohet nga një italian, ashtu si i ndodh edhe Andi Lilës.

Ish-futbollisti ngrihet madje të bëjë një audicion të vogël, teksa nuk mund të lërë pa përmendur kulmin e karrierës së tij tek Parma, kur i shënoi gol Interit dhe Sassuolos.

Marrë nga ABCNews

andi lila

Sondazh

Poll