Art&Argëtim

U lirua nga burgu në Itali, Elsa Lila paralajmëron rikthimin në Shqipëri (POSTIMI)

Lila shkruan se shumë shpejt do të kthehet në Shqipëri

21 Tetor 2022, 11:11 Nga A.B
U lirua nga burgu në Itali, Elsa Lila paralajmëron rikthimin në
Elsa Lila

ITALI- Artisja shqiptare, Elsa Lila do të rikthehet në Shqipëri. Kështu ka paralajmëruar vetë këngëtarja në Instagram, teksa ka reklamuar fotot e reja që ka bërë me fotografin shqiptar, Fadil Berisha. Lila shkruan se shumë shpejt do të kthehet në Shqipëri, e më pas falenderon të gjithë për mbështetjen që i kanë dhënë. 

'Faleminderit te gjitheve per mbeshtetjen!Ju dua dhe me mungoni.Shihemi shpejt ne Shqiperi!'- shkruan këngëtarja në postimin në 'Instagram'. 

 
 
 
 
 
Vieë this post on Instagram
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 

A post shared by Elsa Lila (@elsalilaofficial)

Elsa Lila u arrestua në Itali, pak muaj më parë pasi u dyshua së bënte pjesë në një organizatë kriminale që merrej me shitjen e drogës. Sipas mediave italiane, grupi përbëhet nga 13 persona, italianë dhe shqiptarë ndërsa drejtues i grupit rezulton një shqiptar, i cili është i shpallur në kërkim jashtë vendit ndërsa anëtarët e tjerë kishin rolin e furnitorëve. Në krye të kësaj organizate ishin italianët Vivas Caffè dhe Antica Sapori di Acilia, Fabrizio Capogna dhe boksieri shqiptar Petrit Bardhi, i njohur si “Titty”, të cilët takonin klientë dhe personalitete të kalibrit të rëndësishëm kriminal. Bardhi është i ngushtë i Arben Zogut, 40 vjeç, i njohur si ultras i ekipit të Lacios. Zogu, i cili njihet me emrin “Riçardino” u dënua me 20 vite burg me akuzën e përfshirjes në trafikun e drogës.

Arben Zogu bashkë me dy shqiptarë të tjerë Orial Kolaj, 30 vjeç dhe Petrit Bardhi, 39 vjeç, u arrestuan gjatë një operacioni të policisë italiane në vitin 2015. Ata ishin pjesë e grupit mafioz “Guarnera”, e përbërë nga një grup i madh qytetarësh shqiptarë, që cilësohen si “boksierët”. 

elsa lila

Sondazh

Poll