Art&Argëtim

Spikerja e lajmeve bëhet nënë në SHBA: Do rikthehem, profesionin tim e adhuroj

Të birit, spikerja i ka zgjedhur emrin Khan si pasojë e dashurisë së madhe për historinë. E pyetur nëse do të rikthehet në Shqipëri, Senada tha se ajo e adhuron profesionin e saj dhe se ka ndërmend të vijë sërish në vendlindje.

20 Tetor 2022, 18:05 Nga F.M
Spikerja e lajmeve bëhet nënë në SHBA: Do rikthehem,
Senada Jaho

SHBA- Spikerja e lajmeve Senada Jaho është bërë nënë dhe ka nisur një jetë të re në Shtetet e Bashkuara të Amerikës. Në një lidhje me Skype në “Abc e Pasdites”, Senada tregoi se shtatzëninë e kishte mbajtur të fshehtë sepse donte ta shijonte vetë. Madje, Jaho tha se edhe familjes së saj i kishte treguar në muajin e pestë.

Senada tha gjithashtu se ditën e lindjes së Khan nuk e ndau me askënd dhe shkoi e vetme me bashkëshortin në maternitet. Të birit, spikerja i ka zgjedhur emrin Khan si pasojë e dashurisë së madhe për historinë. E pyetur nëse do të rikthehet në Shqipëri, Senada tha se ajo e adhuron profesionin e saj dhe se ka ndërmend të vijë sërish në vendlindje.

“Doja ta shijoja vetë, madje dhe familjes sime i kam thënë shumë vonë, në muajin e 5-të të shtatzanisë. Bëra lindje çezariane e vendosur nga unë, nuk doja të riskoja sepse Khan ishte një beb i madh. Ishte 4 kile i gjysmë, i gjatë 64 centimetra. Por gjithçka shkoi shumë mire. Patjetër që do të ketë një rikthim në Shqipëri e në punën time. Unë e adhuroj atë profesion. Por çdo njeri ka nevojë për një pauzë në jetë. Ky ishte momenti më i bukur ku unë mund të merrja një pauzë,”- tha Senada Jaho ndër të tjera.

senada jaho

Sondazh

Poll