Bota

SHERR masiv në burgun e Dubravës, shtatë të burgosur konfliktohen me njëri-tjetrin, shkak bëhet telefoni

Në sherr janë përfshirë shtatë persona, që ishin në vuajtje të dënimit për vepra të ndryshme penale.

21 Tetor 2022, 08:01 Nga A.B
SHERR masiv në burgun e Dubravës, shtatë të burgosur
Dhune ne burg

KOSOVË- Një mosmarrëveshje për shfrytëzimin e telefonit në burgun e Dubravës ka shkaktuar përleshje masive mes të burgosurve. Ngjarja ka ndodhur ditën e djeshme, në orët e para të mëngjesit.

Në sherr janë përfshirë shtatë persona, që ishin në vuajtje të dënimit për vepra të ndryshme penale. Gazeta Blic raporton se fillimisht në sherr janë përfshirë tre të burgosur, dy prej të cilëve kanë dhunuar një tjetër, duke i shkaktuar lëndime trupore.

Si masë parandaluese që të mos rëndohet situata, oficerët i kanë larguar dy të dyshuarit nga pavijoni ku gjendeshin për t’i transferuar në një tjetër. Dhuna vazhdoi aty, duke bërë që dy të sulmuarit e parë të dhunoheshin nga katër të burgosur të tjerë.

Për sherrin masiv është njoftuar edhe Prokuroria, e cila ka urdhëruar nisjen e hetimit për veprën “Lëndim të lehtë trupor”.

dhune ne burgun e dubraves burgu i dubraves

Sondazh

Poll