Bota

Gjirafa shkel për vdekje foshnjën në parkun e lojërave në Afrikën e Jugut! Nëna në gjendje të rëndë

Parku ndodhet 16 kilometra jashtë Hluhluwe në KwaZulu-Natal, një provincë që është e njohur me vendasit dhe turistët

20 Tetor 2022, 18:26 Nga e.k
Gjirafa shkel për vdekje foshnjën në parkun e lojërave
Foto ilustruese

AFRIKA E JUGUT- Një vogëlushe vetëm 16-muajshe ka ndërruar jetë pasi është shkelur nga një gjirafë në një park në Afrikën e Jugut, ndërsa nëna e saj ndodhet në spital në gjendje kritike. Vajza 16-muajshe jetonte me të ëmën në parkun luksoz Kuleni Game në provincën KwaZulu-Natalm shkruan BBC.

“Fëmija u dërgua në spital, por ndërroi jetë,” tha togeri i policisë, Nqobile Madlala.

Parku ndodhet 16 kilometra jashtë Hluhluwe në KwaZulu-Natal, një provincë që është e njohur me vendasit dhe turistët. Në faqen zyrtare të parkut në internet, thuhet se vizitorët mund të “shijojnë takime nga afër me kafshët”. Gjirafat janë gjitarët më të gjatë në botë dhe zakonisht nuk janë agresivë.

Femrat, megjithatë, mund të bëhen agresive kur mbrojnë foshnjat e tyre.

afrikë

Sondazh

Poll