Bota

Perëndimi paralajmëroi sanksione, kryediplomati iranian: Nuk i kemi dhënë drone Rusisë

Ministri i Jashtëm i Iranit, Hossein Amir-Abdollahian u shpreh se ka zhvilluar një bisedë telefonike me shefin e politikës së jashtme të BE-së Josep Borrell, të cilit i ka thën se politika e Iranit është kundër luftës në Ukrainë dhe përshkallëzimit të saj.

20 Tetor 2022, 16:19 Nga d.a.
Perëndimi paralajmëroi sanksione, kryediplomati iranian: Nuk i kemi
Hossein Amir-Abdollahian

IRAN- Kryediplomati i Iranit Hossein Amir-Abdollahian ka mohuar akuzat se Teherani planifikoi të dërgonte raketa në Rusi për t'i përdorur në luftën në Ukrainë.

Sipas Guardian, Ministri i Jashtëm i Iranit, Hossein Amir-Abdollahian u shpreh se ka zhvilluar një bisedë telefonike me shefin e politikës së jashtme të BE-së Josep Borrell, të cilit i ka thën se politika e Iranit është kundër luftës në Ukrainë dhe përshkallëzimit të saj.

"Pretendimi për dërgimin e raketave iraniane në Rusi për përdorim kundër Ukrainës është i pabazë. Ne kemi bashkëpunim në çështjet e mbrojtjes me Rusinë, por sigurisht që nuk është politika jonë të dërgojmë armë dhe dronë kundër Ukrainës."- tha Amir-Abdollahian.

Kjo vjen pasi Republika Çeke, e cila mban presidencën e rradhës të Bashkimit Evropian, njoftoi se blloku kishte rënë dakord për sanksione kundër tre individëve dhe një entiteti që supozohet se i kishte furnizuar Rusisë drone sulmuese iraniane për përdorim kundër objektivave ukrainas.

Duke cituar zyrtarë të sigurisë së SHBA-së dhe aleatëve, Washington Post raportoi të dielën se Teherani gjithashtu planifikoi të dërgonte raketa iraniane tokë-tokë në Rusi.

 

hossein amir-abdollahian rusia furnizohet me dron iranian lufta ukraine-rusi

Sondazh

Poll