Art&Argëtim

Incidenti me omëletën në Balthazar, komediani James Corden i kërkon falje pronarit

Incidenti i parë ka ndodhur në qershor, kur Corden kishte ngrënë në Balthazar dhe i tregoi një fije floku menaxherit pasi kishte marrë pjatën kryesore duke supozuar se ishte në ushqimin e tij. 

19 Tetor 2022, 09:15 Nga f.g
Incidenti me omëletën në Balthazar, komediani James Corden i
James Corden

Komediani James Corden ka kërkuar falje te drejtuesit e restorantit në Nju Jork pas incidentit që ndodhi disa ditë më parë, ku ai u raportua se ishte sjellë shumë keq me stafin në dy raste. Keith MC Nally, pronari i restorantit Balthazar tha se Corden ishte kthyer në një klient abuziv pas disa gabimeve që ishin bërë në porositë e tij. Kjo bëri që atij ti ndalohej hyrja në restorant. MCNally, raporton BBC, zbulon se aktori e ka telefonuar më pas dhe i ka kërkuar falje dhe shton se "unë besoj te shanset e dyta". 

Më herët, vetë pronari ka postuar në rrjetet sociale, detaje për incidentet e aktorit. I pari ka ndodhur në qershor, kur Corden kishte ngrënë në Balthazar dhe i tregoi një fije floku menaxherit pasi kishte marrë pjatën kryesore duke supozuar se ishte në ushqimin e tij. 

Pronari tha se kjo vërejtje "është djallëzore, kjo ndodh shumë herë pas here në të gjitha restorantet."

Incidenti i dytë pasoi disa ditë më parë dhe shkak ishte një omëletë me të verdhe veze e porositur nga gruaja e komedianit. Disa minuta pasi morën ushqimin, James thirri kamarierin dhe i tha se e bardha e vezës ishte përzierë me të verdhën. Corden filloi t'i bërtiste si i çmendur kamarierit: "Ju nuk dini ta bëni siç duhet punën tuaj. Ndoshta duhet të shkoj në kuzhinë dhe të gatuaj omëletën vetë!”

McNally e përshkroi komedianin si "klientin më abuziv" që nga hapja e biznesit. /Dosja.al

james corden restoranti balthazar

Sondazh

Poll

Art&Argëtim 18 Tetor 2022, 11:03 f.g

A po i influencon Disney emrat e bebeve?

Foto ilustrim Noah është emri më popullor për bebet djem duke i dhënë fund mbretërimit të "Oliver", sipas të d...