Art&Argëtim

Adi Krasta ndan lajmin emocionues, merr pasaportën Kosovare ditën e pavarësisë së Shqipërisë (FOTO)

Krasta ka publikuar një foto të pasaportës së tij nga Republika e Kosovës, të cilën e ka shoqëruar me një foto të flamurit të Shqipërisë dhe një zemër të kuqe.

28 Nëntor 2022, 14:47 Nga a.l
Adi Krasta ndan lajmin emocionues, merr pasaportën Kosovare ditën e
Adi Krasta

TIRANË- Gazetari i njohur dhe shumë i dashur për publikun, Adi Krasta ka ndarë me ndjekësit e tij një lajm të gëzueshëm për të. Përmes një postimi në rrjete sociale, ai tregon se ka marrë nënshtetësinë e shqiptarit të Kosovës.

Krasta ka publikuar një foto të pasaportës së tij nga Republika e Kosovës, të cilën e ka shoqëruar me një foto të flamurit të Shqipërisë dhe një zemër të kuqe. Jo më kot vendosi që ai ta ndajë këtë lajm ditën e sotme që përkon me ditën e 110 vjetorit të Pavarësisë së Shqipërisë.

Dwshirwn pwr t'u pajisur me pasaportwn e Kosovws, Krasta e ka shprehur rreth një vit më parë. “Nuk di kujt t’ia kërkoj pasaportën e Kosovës, me shumë krenari do ta merrja bashkë me familjen,” tha ai në një intervistë në dhjetor të 2021. Gazetari dhe moderatori i njohur nuk informon rreth familjes së tij. Ai e ndan anën profesionale nga ajo private./ Dosja.al

adi krasta

Sondazh

Poll