Aktualitet

Shkatërrohet organizata kriminale në Greqi! Fituan mbi 700 mijë euro nga shqiptarët që kaluan kufirin grek ilegalisht

Sipas llogaritjeve vlerësohet se shuma që grupi kriminal ka përfituar nga shqiptarët të jetë 700 mijë euro. Çdo oficer policie i përfshirë në rrjet, merrte një shumë mujore  nga 2000 deri në 10000 euro në varësi të  produktivitetit.

18 Tetor 2022, 21:26 Nga e.k
Shkatërrohet organizata kriminale në Greqi! Fituan mbi 700 mijë
Pamje nga vendi i ngjarjes

GREQI- Një grup i strukturuar kriminal është shkatërruar nga Policia greke. Grupi kishte lejuar kalimin e paligjshëm të shqiptarëve në Greqi. Deri më tani në prangat e policisë kanë rënë 17 persona, midis të arrestuarve janë edhe 7 efektivë policie që punonin në pikën kufitare greke në Kristalopigji që lidh Shqipërinë me Greqinë.

Protothema.gr shkruan se grupi kriminal i përbërë nga qytetarë dhe policë doganor ka lejuar kalimin e paligjshëm të më shumë se 1700 shqiptarëve, sigurisht kundrejt pagesës. Sipas llogaritjeve vlerësohet se shuma që grupi kriminal ka përfituar nga shqiptarët të jetë 700 mijë euro. Çdo oficer policie i përfshirë në rrjet, merrte një shumë mujore  nga 2000 deri në 10000 euro në varësi të  produktivitetit.

Sakaq mësohet se në dosjen e krijuar janë përfshirë gjithsej 123 persona. Në kontrollet fizike, si dhe në banesa dhe lokale janë gjetur dhe sekuestruar:

-463.000 euro, 380 dollarë australianë, 19 dollarë amerikanë, 20 dinarë të Shkupit dhe 8.540 lekë shqiptare,

– 511 pako cigare dhe 17 paketa duhan, pa akcize.

-shënime të shkruara me dorë,

-2 pasaporta në të cilat është vërtetuar në mënyrë të rreme hyrje/dalja për në dhe nga territori grek dhe armë gjahu dhe 122 fishekë.

policia greke greqi

Sondazh

Poll