18 Tetor 2022, 19:31
Nga e.k
Elsa Ulliri
TIRANË- Gjyqtarja Elsa Ulliri tashmë do të jetë pjesë e trupës së gjyqtarëve të Gjykatës së Shkallës së Parë për Korrupsionin dhe Krimin e Organizuar (GJKKO) kjo pasi kaloi me sukses vettingun në muajin qershor të këtij viti.
Vendimi është marrë nga Këshilli i Lartë Gjyqësor, në mbledhjen e zhvilluar pak ditë më parë. Me delegimin e Elsa Ullirit Gjykata e Shkallës së Parë për Korrupsionin dhe Krimin e Organizuar bëhet me 9 gjyqtare, ndërsa në organike janë 16 të tillë.
Gjyqtarja u përball me komisionin e vetting-ut më 28 qershor të këtij viti. Pas seancës dëgjimore trupa e përbërë nga Roland Ilia kryesues, Pamela Qirko anëtare dhe Etleda Çiftja relatore, bëri me dije se e kishte hetuar Ullirin në të tre kriteret. Në relatimin e shkurtër të Çiftjes u bë me dije se Ullirit nuk i ishin gjetur probleme të pasurisë, që siç i kishte rezultuar Komisionit, ishte e gjitha e trashëguar nga babai. Megjithatë, gjyqtares iu kërkuan shpjegime për disa prej deklarimeve të saj dhe po ashtu edhe për dy bilance negative në të cilat gjendej familja e saj, në shumat 150 dhe 158 mijë lekë.
Sipas Komisionit, Ulliri nuk kishte deklaruar pasurinë e anëtarëve të familjes për vitet që kishin qenë në një certifikatë familjare. Gjyqtarja tha se ky kishte qenë keqkuptim i saj dhe forma në të cilën ishte orientuar nga ILDKPKI, por këmbënguli se siç rezultonte nga hetimi, të afërmit e saj nuk kishin pasuri të tjera veç atyre të trashëguara, një përfundim që ishte arritur edhe nga KPK.
Elsa Ulliri është një gjyqtare me eksperiencë në sistemin e drejtësisë. Ajo ka përfunduar shkollën e magjistraturës në vitin 2014-të, ndërsa stazhin profesional e ka kryer në Gjykatën e Rrethit Gjyqësor Tiranë dhe më pas në vitin 2015-të është emëruar gjyqtare në Gjykatën e Rrethit Gjyqësor Lezhë. Për tre vite Elsa Ulliri ka mbajtur detyrën e zëvendëskryetares të kësaj gjykate, ndërsa ajo ka gjykuar çështje të rëndësishme gjatë ushtrimit të detyrës së saj në Lezhë.
elsa ulliri
Aktualitet
18 Tetor 2022, 18:14
k.m.
Tina Pajollari dhe Libora Potka (Pajollari)
Ish-kunati i Tina Pajollarit, Xhoni Potka, thotë se Facebookun e tij ia përdorte ish-bashkëshort...
Aktualitet
18 Tetor 2022, 18:00
d.a.
Policia greke
GREQI- Nga Nëndrejtoria e Kundër Krimit të Organizuar dhe Trafikimit të Njerëzve pranë ...
Aktualitet
18 Tetor 2022, 18:08
k.m.
Martin Çeço dhe Martina Pajollari
18-vjeçarja Martina Pajollari u arrestua 4 ditë më parë si person i dyshuar për ...
Aktualitet
18 Tetor 2022, 17:46
d.a.
Itali
ITALI- Policia e Shtetit të Gallarate arrestoi një 26-vjeçar shqiptar, banues në Gallarate, ndaj të cilit kishte një ...
Aktualitet
18 Tetor 2022, 17:35
k.m.
Foto ilustruese
TIRANË- 28 raste të reja janë shënuar nga pandemia e koronavirusit në Shqipëri. Ministria e Shëndetë...
Aktualitet
18 Tetor 2022, 17:15
e.k
Pamje nga aksioni i Policisë
TURQI- Janë publikuar pamjet nga aksioni anti-drogë i kryer nga Policia turke në Aeroportin e Stambollit. ...
Aktualitet
18 Tetor 2022, 16:45
d.a.
Ragip Kolgeci
ITALI- Dy vrasësit e dyshuar të Ragip Kolgecit në Itali, 52 vjeç, një kontraktor ndërtimi, duhet të q&eu...
Aktualitet
18 Tetor 2022, 16:32
Kanabis
SHKODËR- Një 32-vjeçar është vënë në pranga në kuadër të operacionit "Qarku" duke e &ccedi...
Aktualitet
18 Tetor 2022, 16:27
F.M
Karburanti ku ndodhi sherri
KSAMIL- Gjashtë persona janë vënë në pranga pasi akuzohen se kanë dhunuar me shkopa bejsbolli pun...
Aktualitet
18 Tetor 2022, 16:15
k.m.
Ilir Meta dhe Idajet Beqiri
TIRANË- SPAK ka mbyllur një nga pesë dosjet e Ilir Metës. Prokuroria e Posaçme kundër Korrupsio...