Bota

VIDEO/ Publikohen pamjet e para nga dëmtimi i tubacionit të Nord Stream në detin baltik

Videoja besohet se jep një vështrim të parë në dy rrjedhje përgjatë tubacionit të gazit Nord Stream në Detin Baltik.

18 Tetor 2022, 20:00 Nga d.a.
VIDEO/ Publikohen pamjet e para nga dëmtimi i tubacionit të Nord
Pamje nga carja

SUEDI- Ditën e sotme janë publikuar pamjet e para pas dëmtimit të gazsjellësit Nord Stream të raportuar disa ditë më parë në zonën pranë detit baltik.

Sipas The Indipendent, videoja besohet se jep një vështrim të parë në dy rrjedhje përgjatë tubacionit të gazit Nord Stream në Detin Baltik.

Kjo pamje nënujore, e regjistruar të hënën e 17 tetorit, thuhet se tregon dëmin e bërë në lidhjen e gazit natyror që kalon nga Rusia në Gjermani.

Udhëheqësit në Perëndim, si Ursula von der Leyen, kanë pretenduar se dëmi ishte një akt "sabotimi" në mes të një përplasjeje energjetike me Rusinë.

Policia e Kopenhagës publikoi gjetjet e saj të martën se rrjedhjet ishin shkaktuar nga "shpërthime të fuqishme".

cahet tubacioni i nord stream

Sondazh

Poll