Bota

Sulmet ruse lënë më shumë se 1000 fshatra dhe qytete pa energji në Ukrainë

Trupat e Vladimir Putinit kanë nisur rreth 190 sulme duke përdorur raketa, dronë kamikaze dhe artileri në 16 rajone përfshirë kryeqytetin, thanë shërbimet e urgjencës të Ukrainës.

18 Tetor 2022, 19:44 Nga d.a.
Sulmet ruse lënë më shumë se 1000 fshatra dhe qytete pa
Lufta ne Ukraine

UKRAINË- Sulmet ruse kanë lënë pa energji më shumë se 1,100 fshatra dhe qytete në Ukrainë , pasi kanë shënjestruar objektet energjetike në të gjithë vendin, ka thënë Kievi.

Sipas Guardian, trupat e Vladimir Putinit kanë nisur rreth 190 sulme duke përdorur raketa, dronë kamikaze dhe artileri në 16 rajone përfshirë kryeqytetin, thanë shërbimet e urgjencës të Ukrainës. Më shumë se 70 persona janë vrarë dhe 240 të tjerë janë plagosur në sulmet.

Për momentin, 1,162 vendbanime në rajonet Dnipropetrovsk, Kirovogod, Zhytomyr, Kharkiv, Donetsk, Zaporizhzhia, Lugansk, Mykolaiv dhe Kherson mbeten të ndërprera nga energjia elektrike”, tha zëdhënësi Oleksandr Khorunzhyi në një konferencë.

 

 

oleksandr khorunzhyi lufta ukraine-rusi ukraina mbetet pa drita

Sondazh

Poll