Insights

Populli s’duhet shkatërrojë varrezat turke, por të varros 4 varrexhinjtë e Shqipërisë!

17 Gusht 2019, 13:36 Nga DOSJA
Populli s’duhet shkatërrojë varrezat turke, por të varros 4

Sapo lexova në rrjetet sociale, që disa “patriotë” do grupohen të martën për të shkatrruar memorialin e turqve të vrarë nga grushti shtetit kundër Erdogan.

Unë isha ndër të parët që shkrova dhe denoncova marrëveshjen PS-PD për ngritjen e këtij memoriali dhe jam sërish i pari që denoncoj me forcë një maskaradë tjetër që po tentohet: “Dhuna kundër varreve”

Të shkatërrosh varret nuk ka qënë dhe as do jetë traditë shqiptare por thjesht një frymë barbare.

Eshtrat e viktimave të luftës politike në turqi nuk kanë asnjë faj pse Rama-Berisha-Basha-Meta janë pa integritet, pa moral, pa atdhedashuri, pa përgjejgjshmëri, pa karakter dhe pa skrupuj.

E keni parë si hesht Sali Berisha që s’lë idiotizëm pa publikuar në facebookun digital?

E keni parë si hesht Meta që s’ka lēnë qen e mace pa dal foto në majë maleve dhe shkurreve këtë verë?

E keni parë si hesht Basha dhe luan me dy porta duke dërguar anëtarin e kryesisë dhe sekretarin me jashtë në varreza për solidarizim me Partinë Socialiste?

E keni parë si hesht Edi Rama për memorialin dhe del çdo mëmgjes foto nga bregdeti Jon?

Mos guxoni ti prekni varrezat turke se nuk e ndryshojnë ato Shqipërinë. Mos i prekni as varrezat turke dhe as greke.

Mos sulmoni lapidarët bullgar apo serb.

As tabelat maqedonase nuk na e kanë fajin.

Mos u ankoni për sheshet amerikane apo ruse në Bathore apo Kuçovë!

Heroizmi dhe patriotizmi nuk është luftë me varre por beteja me varrexhinjtë e Shqipërisë.

Po patët këllqe varrosni këta 4 varrexhinj që prej 30 vitesh nuk meritojnë më shumë se të mbeten fosilet e kombit.

Ata e kanë mbushur Shqipërinë me varre ushtarësh të huaj dhe kanë varrosur historinë e Shqipërisë. Ata kanë shembur malet dhe kanë mitizuat halet.

Gjergj Kastrioti nuk luftoi kundër varreve turke por kundër një perandorie sulltanësh!

Varrosni sulltanë që të shpëtoni Shqipërinë!

Tirana është boshatisur për ditët e pushimit. Cilën nga ritet e shenjta po ndiqni:

View Results

blog blog debati per memorialin turk kreshnik spahiu ngrihet memorial turk ne tirane debati per memorialin turk kreshnik spahiu ngrihet memorial turk ne tirane

Sondazh

Poll

Insights 17 Gusht 2019, 08:05

‘Origjinat’ si Bibla dhe Kurani

Ne vitin 1989, pasi Charles Gaston pranoi  vrasjen e nje shitesi ne nje dyqan cigaresh ne Sacramento, Kaliforni, Gaston u perball me denimin me vdekje. Avokati ...

Insights 14 Gusht 2019, 05:29

Argumentet e listuar nga Presidenti në dekretet për rrëzimin e dy kontratave koncesionare në infrastrukturë, rrugës Thumanë-Kashar dhe asaj Orikum-Dukat, prekin...

Insights 10 Gusht 2019, 19:33

Pushtimi i butë turk

Pse habiteni që ca vasalë që shërbejnë në Shqipëri lejuan vendosjen e memorialit të 251 viktimave të rënë më 15 korrik 2016 për të mbrojtur pushtetin e Erdogani...