Bota

Bisedime me Biden? Putin i bën "pas": Nuk e shoh të nevojshme

Megjithatë, sipas raportimeve të AFP, Putin nuk e ka konfirmuar ende pjesëmarrjen e tij në ngjarjen e organizuar nga Xhakarta.

14 Tetor 2022, 20:35 Nga k.m.
Bisedime me Biden? Putin i bën "pas": Nuk e shoh të
Joe Biden dhe Vladimir Putin

MOSKË- Presidenti rus, Vladimir Putin, thotë se nuk sheh nevojën për bisedime me presidentin amerikan Joe Biden pasi tensionet mes Moskës dhe Uashingtonit rriten më tej. I pyetur në lidhje me afrimin e ndonjë takimi të ardhshëm me G20, presidenti rus tha: Ne duhet ta pyesim atë nëse ai është gati të mbajë bisedime të tilla me mua apo jo. Unë nuk e shoh të nevojshme, të jem i sinqertë.

Megjithatë, sipas raportimeve të AFP, Putin nuk e ka konfirmuar ende pjesëmarrjen e tij në ngjarjen e organizuar nga Xhakarta.

"Çështja e udhëtimit tim atje nuk është finalizuar. Rusia me siguri do të marrë pjesë. Sa i përket formatit, ne ende po mendojmë për të."

Të njëjtën gjë e ka riafirmuar edhe presidenti amerikan Joe Biden në një intervistë të fundit për CNN ku ka thënë se nuk ka ndërmend të takohet me Putinin.

Biden kritikoi presidentin rus për kërcënimin e përdorimit të armëve bërthamore për të shtyrë operacionin e tij special ushtarak në Ukrainë. 

joe biden vladimir putin

Sondazh

Poll