Bota

Gjukanoviç del kundër Ballkanit të Hapur: Është kthim në Serbinë e Madhe nën ombrellën e Rusisë

Kreu i shtetit malazez u shpreh se anëtarësimi i Malit të Zi në “Open Balkan” është kthim në ‘Serbinë e Madhe’.

14 Tetor 2022, 19:20 Nga A.B
Gjukanoviç del kundër Ballkanit të Hapur: Është kthim
Milo Gjukanovic dhe Edi Rama

MALI I ZI- Presidenti i Malit të Zi, Milo Gjukanoviç ka dhwnw disa deklarata kundwr nismës së Ballkanit të Hapur dhe synimeve të qeverisë në largim të Dritan Abazoviç për t’u bërë pjesë e saj. Kreu i shtetit malazez u shpreh se anëtarësimi i Malit të Zi në “Open Balkan” është kthim në ‘Serbinë e Madhe’.

Ai shtoi se Qeveria e Malit të Zi, në krye me Dritan Abazoviç-in, ka komprometuar Malin e Zi si vend anëtar i NATO-s përmes rrjedhjes së pakontrolluar të të dhënave të sigurisë.

 Është një agresion i poshtër që donte ta nxirrte Malin e Zi nga konstelacioni politik evropian dhe euroatlantik dhe ta kthente, përmes hollit të të ashtuquajturit program ekonomik "Ballkani i Hapur", në Serbinë e Madhe, nën ombrellën e sigurisë së Madhe të Rusisë. Në periudhën e parë, kriza e sigurisë u reflektua në përpjekjet e qeverisë së re për të komprometuar Malin e Zi si vend anëtar i NATO-s përmes rrjedhjes së pakontrolluar të të dhënave të sigurisë, dhe gjatë periudhës së fundit, ne pamë përpjekjet e dëshpëruara të qeverisë së re për të çmontuar plotësisht sistemi i sigurisë, duke përfshirë ANB-në si institucionin më të rëndësishëm të sistemit të sigurisë, për të ruajtur rrjetin agjenturor serbo-rus në Mal të Zi dhe për të mbrojtur përfaqësuesit e qeverisë së re nga keqbërjet e tyre kriminale - theksoi presidenti i vendit.”, u shpreh Gjukanoviç.

Burimi: Aktuelno.me

milo gjukanoviç ballkani i hapur

Sondazh

Poll