Bota

U konfliktua me familjen e një pacienti, dorëhiqet shefi i Gjinekologjisë në Kosovë

Lajmin e ka konfirmuar Drejtoria e Spitalit të Vushtrrisë.

14 Tetor 2022, 18:47 Nga I.A
U konfliktua me familjen e një pacienti, dorëhiqet shefi i
Blerim Feka

KOSOVË- Doktori Blerim Feka, shef i Repartit të Gjinekologjisë në Spitalin e Vushtrrisë, ka dhënë dorëheqje nga pozita e tij dhe nga detyra e mjekut në këtë spital, pas përplasjes verbale me familjarin e një pacienti. Telegrafi shkruan se lajmin e ka konfirmuar Drejtoria e Spitalit të Vushtrrisë.

“Dr. Blerim Feka, ka dhënë dorëheqje të parevokueshme nga detyra e mjekut specialist dhe e ka njoftuar Spitalin për shkëputjen e Kontratës së punës për arsye personale”.

Në një video-incizim që është shpërndarë në rrjetet sociale, doktori Blerim Feka shihet duke debatuar ashpër me familjarin e një pacienti, i cili kërkon që ta lejojë ta shohë fëmijën e tij të sëmurë. Sipas qytetarit, mjeku gjinekolog nuk ka pasur sjellje të hijshme karshi gruas së tij, e cila i është drejtuar Fekës për komunikim dhe i njëjti dyshohet të ketë bërtitur nëpër spital.

blerim feka

Sondazh

Poll