Bota

Kim Jong Un dështon me photoshop-in, ekspertët rrëzojnë avionët e tij të stërvitjes

Pheniani tha se 150 avionë morën pjesë në stërvitje të enjten e kaluar, duke demonstruar fuqinë e forcave ajrore të popullit me trimëri të pashoqe dhe shpirt të paepur luftarak.

13 Tetor 2022, 22:42 Nga I.A
Kim Jong Un dështon me photoshop-in, ekspertët rrëzojnë
Kim Jong Un

ANGLI- Ekspertët sugjerojnë se në imazhet propagandistike që synojnë të shfaqin forcën e forcave ajrore të Koresë së Veriut është ndërhyrë për të shtuar më shumë avionë luftarakë. Pheniani tha se 150 avionë morën pjesë në stërvitje të enjten e kaluar, duke demonstruar fuqinë e forcave ajrore të popullit me trimëri të pashoqe dhe shpirt të paepur luftarak.

Por ekspertët kanë menduar se disa foto nga ekspozimi ushtarak, të cilin Kim Jong Un e ka mbikëqyrur personalisht, zbulojnë avionë shtesë të cilët janë kopjuar dhe ngjitur për të rritur numrat. Thorsten Beck, ekspert i analizës së fotografive në Qendrën HEADT në Berlin, Gjermani, hetoi imazhet duke përdorur softuerin e zbulimit të kloneve.

“Ai analizon elementë identikë ose të ngjashëm në imazhe dhe tregon mjaft bukur disa nga ngjashmëritë. Unë mendoj se supozimi se, në një numër imazhesh, elementët janë klonuar është i saktë. Kushdo që krijoi ose manipuloi këto foto, sigurisht që kishte njëfarë kontrolli të Photoshop-it. Nuk duket amatore, por përbërja, qëllimi dhe natyra e manipulimit flasin një gjuhë tjetër. Pjesërisht për shkak se imazhet dramatizojnë fuqinë e forcave ajrore të Koresë së Veriut, ato duken disi shumë të mira për të qenë të vërteta dhe kjo krijon një efekt qesharak në disa nga imazhet," tha ai.

Kim Jong Un dështon me photoshop-in, ekspertët rrëzojnë
Fotomontazhi

kim jong un

Sondazh

Poll