Bota

ME VD- Ky është pallati i Bill Gates, strehon deri në 200 persona. Manjati solli rërë nga Hawaii për plazhin artificial

Rezidenca ultra luksoze 'Xanadu 2.0' është vetëm një nga disa prona në pronësi të bashkëthemeluesit të Microsoft.

13 Tetor 2022, 18:28 Nga k.m.
ME VD- Ky është pallati i Bill Gates, strehon deri në 200
Bill Gates

SHBA- 1985 ishte viti kur Bill Gates lancoi ​​​​versionin e parë të Microsoft Windows. Brenda pothuajse një viti, pasuria e tij neto ishte rritur në 350 milionë dollarë. Në moshën vetëm 31-vjeçare, Bill Gates arriti të bëhej miliarder për herë të parë.

Edhe sot, disa muaj pasi mori vendimin për të dhënë dorëheqjen si president i Microsot, Gates mbetet ndër 5 sipërmarrësit më të pasur në planet. Me një vlerë neto prej 118 miliardë dollarësh, biznesmeni i famshëm zotëron disa prona, më e shtrenjta prej të cilave është një rezidencë ultraluksoze në qytetin e tij të Seattle me vlerë 124 milionë dollarë.

Më konkretisht, në vitin 1988, Bill Gates bleu një zonë në Seattle pranë selisë së kompanisë së tij, për 2 milionë dollarë. Ai e quajti atë "Xanadu 2.0". Iu deshën 7 vjet për të ndërtuar "shtëpinë e tij të ëndrrave". Në fakt, sipas asaj që raporton ai, ka shpenzuar gjithsej 63 milionë dollarë për ndërtimin e shtëpisë.

"Xanadu 2.0." është projektuar nga arkitekti francez Thierry Despont. Rezidenca ultraluksoze ka 7 dhoma gjumi, 24 banja dhe 6 kuzhina. Dhoma qendrore e ngrënies së shtëpisë mund të strehojë deri në 200 persona. Rezidenca ka gjithashtu një hamam, sauna dhe palestër.

Shtëpia 'strehon' gjithashtu veprën e artit të Leonardo da Vinçit, Codex Leicester, të cilën Gates e bleu për 30.8 milionë dollarë në ankand disa vite më parë. Së fundmi, përflitet se miliarderi i famshëm në këtë shtëpi ka krijuar edhe një plazh artificial me rërë të sjellë nga Hawaii.

xanadu 2.0 bill gates

Sondazh

Poll