Aktualitet

3.7 mln euro mashtrim, zbulohen emrat e stafit të BESA-s, grupi mashtroi 800 vetë (FOTOT)

22 Gusht 2019, 11:46 Nga DOSJA
3.7 mln euro mashtrim, zbulohen emrat e stafit të BESA-s, grupi mashtroi

TIRANË- Dosja.al zbulon identitetin e 7 punonjësve të arrestuar të filialit të Fondacionit “Besa”, që akuzohen se kanë mashtruar rreth 800 persona duke zhvatur rreth 3.7 milionë euro nga kompania. Ata janë:

Albana Imami, 48 vjeçe, drejtoreshë në një nga degët e filialit të fondacionit, që ka hartuar skemën.

Blertina Kanani, 41 vjeçe, oficere kredie;

Matilda Domi, 27 vjeçe, oficere kredie;

Mihal Hanxhari, 41 vjeç, ishoficer kredie;

Esmeralda Vaso, 38 vjeçe, oficere kredie;

Orkida Driza, 41 vjeçe, me rolin ndërmjetësuese për gjetjen e personave për kredi fiktive;

Aritin Aliaj, 32 vjeç, me rolin ndërmjetësues për gjetjen e personave për kredi fiktive.

Dritan Kathli, sekseri që gjente njerëz, i shpallur në kërkim.

 

 

Sipas skemës, Imami i mësonte vartësit të gjenin persona që donin kredi, dhe ata pa u paraqitur fare në zyra merrnin para. Në të vërtetë, ata merrnin vetëm 20-30 mijë lekë. Ndërkohë që në dokumentacion shënohej 1 deri në 1.5 milionë lekë.

Mbi 250 dosje aplikimi kredish janë bllokuar nga Krimi Ekonomik për t’iu nënshtruar hetimit, ndërsa operacioni vazhdon për arrestimin e Dritan Kalthit.

Pas mashtrimit me 2 milionë euro, Imami ka krijuar edhe një borxh tjetër prej 1.7 mln euro për të shlyer dëmin, duke e çuar bilancin e skemës së mashtrimit, me 3.7 milionë euro.

Klientët e grupit, janë banorë të zonës së Shkozës, dhe burime nga Policia e Shtetit, bëjnë me dije se ata iu përkasin kategorive sociale me probleme ekonomike.

(F.g/dosja.al)

Tirana është boshatisur për ditët e pushimit. Cilën nga ritet e shenjta po ndiqni:

View Results

aktualitet aktualitet albana imami aritin aliaj blertina kanani dritan kathli esmeralda vaso fondacioni besa matilda domi mihal hanxhari orkida driza skema mashtrimi albana imami aritin aliaj blertina kanani dritan kathli esmeralda vaso fondacioni besa matilda domi mihal hanxhari orkida driza skema mashtrimi

Sondazh

Poll