Aktualitet

"Merre për nuse tani"/ Masakra e Klosit, Fiqiri Mjeshtri u kthye nga emigrimi pasi 17-vjeçari i ngacmoi vajzën

Autori, pasi kishte mësuar për ngacmimet në Instagram, kishte ardhur nga emigrimi dhe kishte kërkuar sqarim me të në lokal.

12 Tetor 2022, 20:02 Nga k.m.
"Merre për nuse tani"/ Masakra e Klosit, Fiqiri Mjeshtri u kthye
Foto ilustruese

KLOS- Të tjera detaje dalin në dritë në lidhje me krimin e dyfishtë në Klos, ku mbetën të vrarë babë e bir dhe u plagosën dy të tjerë. Deri më tani duket se molla e sherrit për masakrën e sotme është vajza e autorit të ngjarjes, i cili kreu edhe vetëvrasje pasi qëlloi mbi babë e bir. Viktima, Kenado Shira dhe kushëriri i tij (djali i tezes), vetëm 14 vjeç, Renato Hasula mësohet se ka ngacmuar vajzën 16-vjeçare të autorit të ngjarjes, Fiqiri Mjeshtri.

Mësohet se autori, pasi kishte mësuar për ngacmimet në Instagram, kishte ardhur nga emigrimi dhe kishte kërkuar sqarim me të në lokal.

Fiqiri Mjeshtri ishte i shoqëruar nga dy vëllezërit Besnik (ky ishte polic bashkiak) dhe Bakir Mjeshtri, ndërsa Renat dhe Kenado kishin ardhur me prindërit e tyre për t'u sqaruar në lokal. Në bisedë e sipër, Mjeshtri i kishte kërkuar njërit prej të miturve, që të martohej me të bijën, por kur kishte marrë si përgjigje refuzimin dhe fyerjet për të bijën, ai ka nxjerrë armën nga brezi dhe ka qëlluar me armë zjarri. Pasi qëlloi mbi 4 persona,  Mjeshtri, pronar i një galerie kromi u largua nga vendi i ngjarjes, autori i krimit është vetëvrarë 900 metra larg banesës së tij.

masakra e klosit

Sondazh

Poll