Bota

Vjosa Osmani: Erdogani mund ta bindë Vuçiçin ta njohë Kosovën

Osmani tha se dialogu mes Kosovës dhe Serbisë është i ndërmjetësuar nga Bashkimi Evropian, por që Serbia nuk po i respekton marrëveshjevet e arritura.

9 Tetor 2022, 19:16 Nga F.M
Vjosa Osmani: Erdogani mund ta bindë Vuçiçin ta njohë
Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani dhe presidenti i Turqisë, Recep Tayip Erdogan

KOSOVË- Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, beson se presidenti i Turqisë, Recep Tayip Erdogan mund ta bindë Serbinë, që ta njohë pavarësinë e Kosovës. Në një intervistë për TRT Ëorld, Osmani kërkoi nga homologu turk që ta vizitojë Kosovën. Ajo shton se Erdogan ka një ndikim tek Vuçiç dhe sipas saj, kjo është rruga e vetme për stabilitet dhe paqe në Ballkanin Perëndimor. Osmani tha se dialogu mes Kosovës dhe Serbisë është i ndërmjetësuar nga Bashkimi Evropian, por që Serbia nuk po i respekton marrëveshjevet e arritura.

“Unë besoj që presidenti i Turqisë Recep Tayip Erdogan ka rol të rëndësishëm te Vuçiçi që ta bindë se rruga e vetme për stabilitet dhe paqe në Ballkanin Perëndimor është që ta pranojë pavarësinë e Kosovës. Erdogan mund ta bindë që t’i mbajë premtimet,”- ka thënë Osmani.

Kosova dhe Serbia kanë nisur negociatat për normalizimin e marrëdhënieve më 2011, me ndërmjetësimin e Bashkimit Evropian. Procesi i negociatave pritet të përfundojë me marrëveshje ligjërisht të detyrueshme. Kosova kërkon që kjo marrëveshje të përfshijë njohjen e ndërsjellë, por Serbia nuk pranon.

vjosa osmani

Sondazh

Poll