Bota

"Happy birthday president", video virale e zyrtarit ukrainas për ditëlindjen e Putinit

Në rrjetet sociale është shfaqur një video e postuar nga zëdhënësi i Këshillit për Siguri Kombëtare dhe Mbrojtje të Ukrainës, Oleksiy Danilov.

8 Tetor 2022, 11:10 Nga d.a.
"Happy birthday president", video virale e zyrtarit ukrainas për
Marilyn Monroe

UKRAINË- Presidenti rus Vladimir Putin ka folur pas shpërthimit të madh që dëmtoi urën e Krimesë mëngjesin e sotëm, e cila lidhte drejtpërdrejt Rusinë me këtë rajon. 

Në rrjetet sociale është shfaqur një video e postuar nga zëdhënësi i Këshillit për Siguri Kombëtare dhe Mbrojtje të Ukrainës, Oleksiy Danilov.

Videoja tregon pamje të urës së Krimesë dhe në sfond luhet kënga "Happy Birthday" nga Marilyn Monroe dedikuar ish-presidentit JF Kenedy. Në përshkrimin e videos ka një mesazh, "Mirëmëngjes, Ukrainë".

Ky ishte një mesazh i qartë për presidentin rus Vladimir Putin, i cili dje festoi ditëlindjen e tij të 70-të.

lufta ukraine-rusi vladimir putin oleksiy danilov

Sondazh

Poll