Bota

'Ishte djalë i vetëm'/ Vdekja e 4-vjeçarit shqiptar trondit Greqinë: U shkatërrua familja!

Sipas lefkadapress.gr, traktori është përmbysur në rrugën e vështirë malore për në Agios Donatos. Dy autoambulanca nxituan për të marrë të plagosurin por fatkeqësisht djali i vogël nuk ia doli.

8 Tetor 2022, 10:48 Nga e.k
'Ishte djalë i vetëm'/ Vdekja e 4-vjeçarit shqiptar
Foto ilustruese

GREQI- Një ngjarje e rëndë është shënuar në Lefkada të Greqisë mbrëmjen e djeshme. Një 4-vjeçar ka humbur jetën pasi traktori në të cilin kishte hipur u përmbys. Traktori drejtohej nga babai i të miturit. Të plagosur kanë mbetur dhe babai i tij si dhe daja i të miturit 16 vjeç.

Sipas lefkadapress.gr, traktori është përmbysur në rrugën e vështirë malore për në Agios Donatos. Dy autoambulanca nxituan për të marrë të plagosurin por fatkeqësisht djali i vogël nuk ia doli. Traktori që po drejtonte babai i tij doli nga rruga dhe ra në një fushë ngjitur. Në automjet ishte edhe një gjashtëmbëdhjetë vjeçar, i cili ishte nipi i shoferit, i cili mbeti i plagosur lehtë. Shoferi me origjinë shqiptare është dërguar në policinë Lefkadë dhe është lënë i lirë sot. 

NJOFTIMI I POLICISË:

Dje, e premte (07.10.2022), në orët e mbrëmjes, në rrugën e rrethit Syvrou Karyas në Lefkada, një traktor bujqësor i drejtuar nga një 30 vjeçar, ka devijuar drejtimin e tij dhe ka rënë në një arë ngjitur, pasojë lëndime vdekjeprurëse të një të mituri (4 vjeç) i cili udhëtonte në të. Hetimet paraprake për përcaktimin e rrethanave të sakta të aksidentit rrugor po kryhen nga Drejtoria e Qarkullimit në Lefkadë.

Familja e shqiptarit Sokol është një nga familjet më të dashura në Karya, Egluvi dhe gjithë Lefkadën. Familja përbëhej nga babai, nëna dhe Floriani i vogël 4-vjeçar, i cili ishte gjithë jeta e tyre. Që kur erdhi në jetë Floriani ishte me një problem në zemër, dhe babai i tij qëllimin e jetës së tij ishte që ta bënte sa më mirë fëmijën e tij. Ai punonte ditë e natë që të mund të siguronte të ardhura për operacionet dhe çdo gjë tjetër që i nevojitej engjëllit të tij të vogël. Dhe ia kishte dalë. I vogli po shkonte mirë, shkonte dhe në kopësht.

 “Djali i vogël ishte një krijesë e mrekullueshme. Ai të shikonte në sy dhe të pëlqente vetëm nga mënyra se si të shikonte", ishte mesazhi i një miku që ka njohur nga afër familjen shqiptare.

Por gjëja më e keqe që mund t'i ndodhë një personi u ndodhi këtyre prindërve tashmë të lënduar... Floriani i vogël i vetmi fëmijë i familjes kishte një marrëdhënie të ngushtë me të atin. Floriani ka humbur jetën, por edhe jeta e prindërve të tij ka humbur. Pas procedurës së autopsisë, engjëlli i vogël do të udhëtojë drejt Shqipërisë për në banesën e fundit. 

greqi polcia greke

Sondazh

Poll